Fundshpina dhe të pasmet e “plota” mbeten shijet klasike të meshkujve. Megjithatë, ka edhe meshkuj që do i dëgjoni të thonë se pika e dobët që ata kanë në trupin femëror janë gropëzat që formohen në fundshpinë.
Edhe pse shumë femra nuk dinë të dallojnë nëse i kanë këto “gropëza” në trupin e tyre, prej shumë vitesh ato konsiderohen si një nga pikat më seksi në trupin e femrës.
Nëse ende nuk jeni bindur, emri që iu dha atyre Michelangelo “Gropëzat e Afërditës”, hyjneshës së dashurisë e provon atë. Te gjinia mashkullore, e njëjta gjë quhet “Gropëzat e Apollos”, zotit mitologjik të dritës dhe muzikës.
Por çfarë kuptimi kanë ato dhe pse nuk i kanë të gjithë?
Këto shenja, që ngjasojnë me dy vrima të vogla, janë thjesht çështje ADN-je, siç është kur dikush lind me gropëza në faqe, në mjekër etj., pra është diçka që nuk mund ta fitojmë duke u rritur.
Gropëzat, përveç se shtojnë bukurinë, lehtësojnë edhe qarkullimin gjakut për shkak se janë afërt legenit.
Një tjetër plus për personat që i kanë është se ata marrin më shumë kënaqësi gjatë marrëdhënies seksuale, sepse vijnë më lehtë në orgazmë.
Në përgjithësi thuhet se ata që i kanë këto “gropa” janë tipa që u ecën dashuria, edhe pse diçka e tillë nuk është vërtetuar nga sondazhet.
Nëse deri tani nuk u kishit kushtuar rëndësi, shikohuni në pasqyrë dhe zbuloni nëse i keni gropëzat seksi, shkruan revista class. Nëse po, atëherë do të kuptoni pse kaloni mirë gjatë seksit…/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë