LAJMI I FUNDIT:

Basha: Oferta e Ramës, hipokrizi

Basha: Oferta e Ramës, hipokrizi

“Hipokrizi e mesditës”. Kështu e ka quajtur kryetari i PD, Basha qëndrimin e fundit të kryeministrit për reformën në drejtësi.

“Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t’i ikur përgjegjësisë dhe për t’ju fshehur Venecias”, ka thënë Basha në një deklaratë të dytë ditën e sotme.

Ai ka theksuar se, “nëse vërtetë Rama e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati në tryezë”. Basaha ka sqaruar edhe se çfarë roli i jep propozimi i PD ndërkombëtareve në proces.


“Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni. Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare. Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumenteve dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti”, ka sqaruar Basha.

Ai ka shtuar se, kjo zgjidhje e ofruar nga opozita është tërësisht sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias, “që është arbitri i vetëm i kërkuar dhe i pranuar nga të gjitha palët”, ka shtuar Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori