LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev ngushëllon kryeministrin francez, Manuel Valls

Dimitriev ngushëllon kryeministrin francez, Manuel Valls

Kryeministri i Maqedonisë Emil Dimitriev dërgoi telegram ngushëllimi deri te kryeministri francez, Manuel Valls dhe deri te familjet e viktimave në sulmin terrorist në Nicë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndjej keqardhje që Republika e Francës dhe populli francez, ashtu siç thotë Dimitriev, sërish janë viktimë e aktit terrorist monstruoz dhe që sërish paguajnë çmim të lartë në luftën kundër terrorizmit, i cili profilizohet si kërcënimi më i madh për tërë njerëzimin në shekullin 21.

Kryeministri i Maqedonisë uron popullin francez që sa më shpejtë t’i shërojë plagët e këtij sulmi dhe të dalë ende më i bashkuar në tejkalimin e sfidave të sigurisë./Telegrafi/