LAJMI I FUNDIT:

Shikojeni Fordin GT, duke u testuar nëpër ‘tunelin e ajrit’ (Video)

Shikojeni Fordin GT, duke u testuar nëpër ‘tunelin e ajrit’ (Video)

Në mënyrë që të përmirësojë format dhe të risë aerodinamikën, Ferrari ka shpenzuar dhjetë milionë dollarë për të krijuar ‘tunelin e ajrit’.

Kjo hapësirë që shfrytëzohet për të parë se si kalon ajri nëpër pjesën e jashtme të veturës, është imituar menjëherë nga kompania Ford, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që gjithçka të jetë në rregull dhe të mos ikën asnjë detaj negativ, është bërë testimi i GT-së me ajër të presuar dhe është xhiruar çdo imtësi.


Shikoni në videon e plasuar më poshtë, si duket ky proces i kontrollimit të trupit të automobilit.

Megjithëse duket se gjithçka është në rregull dhe kjo makinë është gati për shitje, duket se nevojiten edhe shumë punë derisa të del të treg.

Zyrtarë të kompanisë nuk kanë bërë të ditur, se kur lansohet, por janë mjaftuar duke thënë se nuk do të ndodhë shpejtë. /Telegrafi/