Ministria e Arsimit edhe pse me vonesë, premton se do ti zëvendësoj tekstet e dëmtuara shkollore
Viti i ri shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do të fillojë me mungesë të teksteve shkollore. Sipas drejtuesve të shkollave, Ministria asnjëherë nuk i ka dorëzuar të gjitha tekstet shkollore me kohë dhe kjo ka ndikuar në procesin mësimor, ka njoftuar Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Librat kanë ardhur shumë vonë, si e dini fëmijët kanë testimin e jashtëm dhe kemi pasur problem, ankesa nga ana e prindërve, ajo u rregullua në fund të vitit por erdhi vonë”, ka thënë Enis Memeti, Drejtor i Sh.F. “Penko” në Shkup.
Drejtori i shkollës fillore “Penko” e cila numëron rreth 1600 nxënës thotë se për vitin e ri shkollor kanë kërkuar mbi 1500 libra.
“Shkolla jonë e ka bërë kërkesën, në mënyrë elektronike dhe të shkruar sipas afatit të caktuar prej Ministrisë së Arsimit. Ne si shkollë kemi bërë kërkesën për 11.578 libra dhe e dini se është shkolla më e madhe, në tre gjuhë. Është interesant se në çdo vit paraqitet mungesë e librit të Anglishtes, si më e kërkuara është libri i anglishtes”, ka theksuar Memeti.
Nga Ministria e Arsimit thonë se pas grumbullimit të gjitha kërkesave do të njoftohen shtëpitë botuese për të shtypur libra të rinj.
“Ne prej të gjitha shkollave i kemi marrë të gjitha informacionet për listat e librave për lëndët shkollore. Jemi duke e bërë përfundimin apo sublimimin e të gjitha atyre kërkesave të atyre shkollave dhe analizave normalisht, dhe në bazë të atij sublimimi shërbimi pedagogjik nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e njofton botuesin ku botuesi do të jetë I obliguar në përputhje me marrëveshjen që e ka me Ministrinë të bën ribotimin edhe të këtyre titujve në lëndë të veçanta”, ka deklaruar Safet Neziri, nga Ministria e Arsimit.
Pavarësisht se ndërrimi i tërësishëm i teksteve shkollore duhet të bëhet çdo pesë vjet, jo zyrtarisht mësohet se për herë të fundit zëvendësimi i librave është bërë në vitin 2009, respektivisht zëvendësimi i radhës është dashur të bëhet para dy vitesh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen