LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti takoi ambasadorin Beleli

Ahmeti takoi ambasadorin Beleli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Masimo Beleli, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Ambasadori Italian diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në procesin e bisedimeve për zgjidhje të krizës politike në vend dhe hapjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.

Ahmeti përsëriti qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim që data e zgjedhjeve duhet që të përcaktohet pasi që partitë politike të vlerësojnë se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme.


Në lidhje me zhvillimet e fundit, Ahmeti theksoi që partitë politike maqedonase duhet që të tejkalojnë të vetmen çështje të hapur midis tyre në mënyrë që të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes sa më parë që më pastaj do të mundëson plotësim të kushteve për zgjedhje dhe rrjedhimisht edhe përcaktim të datës së zgjedhjeve.

Ambasadori Italian vlerësoi lartë rolin e Bashkimit Demokratik për Integrim në procesin negociues dhe shprehu bindjen që ky kontribut do të vijoj edhe në tejkalimin e çështjes së fundit.

Ambasadori Italian gjithashtu theksoi pritjen që Ali Ahmeti do ti përfaqësoj shqiptarët e Maqedonisë në kanonizimin e Nënë Terezës në 4 shtator në Romë, thuhet në kumtesën e partisë BDI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

“I gjetëm pa organe”, rrëfimi i familjarëve të viktimave në Istog - aktakuza ndaj dy serbëve për krime lufte

Drejtësi
Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Loci thotë se ka marrë pjesë në bastisjen e shtëpisë së Nimon Krasniqit, s’e pranon që e ka rrahur

Lajme
Aziri ndaj

Aziri ndaj "Levicës": Shqiptarët në Kuvend janë të bashkuar ndaj fashizmit tuaj

Politikë
Kalo në kategori