LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja që çmendi të gjithë në evropianin e Tbilisit

Shqiptarja që çmendi të gjithë në evropianin e Tbilisit

Kosova U-18 nuk arriti më shumë se në vendin e pestë në Kampionatin Evropian në basketboll, në Divizionin C, por ka një sukses tjetër të madh. Basketbollistja Adea Kastrati renditet në vendin e dytë si pikëshënuesja më e mirë e evropianit, sipas statistikave të FIBA-s.

Adea që jeton në Suedi përkatësisht luan në ekipin e Helsingborgut, bëri paraqitje të jashtëzakonshme për kombëtaren e Kosovës U-18. Ajo pati një mesatare të hatashme, 17 pikë për ndeshje ose për katër takime realizoi 68 pikë. Natalia Otkhmezuri e Gjeorgjisë është pikëshënuesja më e mirë e evropianit për U-18. Ajo ka realizuar 100 pikë ose mesatarja 20 pikë për ndeshje.


Ajo ka një ndeshje më shumë se Adea, sepse ka zhvilluar gjysmëfinalen dhe finalen. Megjithatë, Adea çmendi të gjithë me lojën e saj, sepse pak kush ka pritur që një shqiptare nga Kosova do të jetë aq e mirë dhe në qendër të vëmendjes. Ajo luan në pozitën e organizatores, por ishte e shkathët sidomos edhe saktë edhe për tre pikë. Edhe dy basketbollistet e Kosovës janë në dhjetëshen më të mirë me mesataren më të mirë, transmeton botasot.

Flaka Kelmendi ka luajtur vetëm tri ndeshje, sepse u lëndua dhe ka realizuar 38 pikë ose mesataren 12.7 të pikëve për ndeshje. Flaka pozicinohet në renditje e gjashta, pastaj Aulona Muhadri renditet në vend të shtatë me mesataren e pikëve 12.3 ose ka katër ndeshje, gjithsej ka realizuar 49 pikë. Adea është basketbollistja më e mirë e evropianit së bashku me gjeorgjianen Natalia Otkhmezuri.

Ndryshe Adea ka qenë edhe kapitene e kombëtares së Kosovës e cila me sukses ka udhëhequr ekipin, ku sot realizoi 24 pikë në fitoren që e arritën me rezultat 71:31 ndaj Uellsit U-18.

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori