Nëse demarkacioni i kufirit me Malin e Zi do të kalojë në Kuvendin e Kosovës atëherë, sipas deputetit të AAK-së Bali Muharremaj, Isa Mustafa e Hashim Thaçi do të shndërrohen në Ahmet Zog, duke u referuar në dhënien e Shën Naumit nga Zogu.
Muharremaj, në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se toka që po humbet nga demarkacioni me Malin e Zi është e krejt Kosovës, transmeton Koha.net.
“Ajo është tokë e Kosovës, jo e Dukagjinit. Për atë tokë ka luftuar dikush. Nuk do të kalojë në Parlamentin e Kosovës. Ky është akti më i rëndësishëm pasluftës dhe nuk dua që pas 10 vjetëve dikush t’ua bëj me gisht fëmijëve të mi. Isa Mustafa e Hashim Thaçi do shndërrohen në Ahmet Zog nëse kalon demarkacioni”, ka thënë Muharremaj.
Deputeti i AAK-së ka thënë se marrëveshja është dashur që të konsultohej në Kuvend para se të nënshkruhej, sepse Kuvendi duhej të merrte këso vendimesh.
Diskutimet për kufirin, sipas Muharremajt kanë filluar qysh në vitin 2007, kur ai si pjesë e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe ka marrë pjesë në diskutime bashkë me Atifete Jahjagën, atëherë drejtoreshë e Policisë Kufitare.
Ndërsa për një takim që është mbajtur sot mes të gjitha partive, ku AAK-në e ka përfaqësuar Ardian Gjini, Muharremaj ka thënë se ka qenë vazhdimësi e takimeve të mëhershme dhe nuk ka pasur rezultate, duke përsëritur se zgjidhja e vetme është kthimi i demarkacionit.
Muharremaj ka thënë që çështja e hedhjes së gazit nga AAK-ja ka marrë fund.
“Aleanca nuk do të përdorë gaz lotsjellës dhe deri sa kemi mundsi të rrimë brenda, rrimë, kur nuk mundemi atëherë dalim”, ka thënë Muharremaj, duke shtuar se në Kuvend të Kosovës kthehen kur të vije në votim demarkacioni për ta ndaluar votimin me fjalime dhe me forma demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale