LAJMI I FUNDIT:

Maserati Quaddrottrope, vetura me 308 km/h: Paguani 100 mijë dollarë, prisni një vit për të!

Maserati Quaddrottrope, vetura me 308 km/h: Paguani 100 mijë dollarë, prisni një vit për të!

Në verën e vitit të ardhshëm, do të lansohet makina e re nga prodhuesi i njohur italian: një Maserati me 3.0-litra turbo dyshe V8, me 530-kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ky automobil do ta arrijë për 4.7 sekonda, ndërsa mund të lëviz me shpejtësi maksimale që arrin në 308 km/h, transmeton Telegrafi.

Vetura që peshon 1,300 kilogram është shumë me e lehtë se modelet tjera, duke bërë që të jetë edhe më e shpejtë.


Sa i përket komoditetit, makina me katër dyer do të ketë vend të bollshëm për pesë persona – përfshirë shoferin.

Për shpejtësinë dhe luksin që e ofron Quadrottrope, duhet të paguhen 100 mijë dollarë.

Shitjet e veturave tashmë kanë filluar, por klientët duhet të presin për një vit derisa t’ju arrijë në shtëpi. /Telegrafi/