LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësja e Supremes fyen Trumpin, rrezikon karrierën

Gjykatësja e Supremes fyen Trumpin, rrezikon karrierën

Ajo është 83-vjeçare, gjykatëse nga më të vjetrat liberale e Gjykatës Supreme amerikane, por profesioni nuk e ka penguar të kritikojë kandidatin me të gjitha gjasat për president nga ana e republikanëve, Donald Trump. Dhe jo vetëm një herë, por në disa intervista radhazi.

Kjo është bërë shkak që manjati i pasurive të paluajtshme të publikojë një status në rrjetin e tij social “Twitter”, me anë të të cilit i ka kërkuar gjykatëses të dorëhiqet. Bëhet fjalë për Bader Ginsburg, ndaj së cilës Trump thotë se “ka bërë deklarata politike shumë të pamenduara” e për këtë arsye duhet të japë dorëheqjen.

Thirrja e tij erdhi pasi Ginsburg shkoi përtej sinqeritetit të saj të zakonshëm për të denigruar kandidatin Trump në një seri intervistash. Kritikët e saj thonë se gjykatësja liberale ka rrezikuar karrierën e saj dhe trashëgiminë me fyerjet e rënda ndaj Trumpit.


“Ai është një mashtrues – tha gjykatësja Ginsburg për CNN gjatë së hënës. – Ai nuk gëzon përputhshmëri me idetë e tij. Thotë gjithçka i vjen në mendje momentalisht dhe nuk mendohet dy herë. Ka një ego të paparë”.

Ndërkohë, në një intervistë të fundit në “New York Times”, gjykatësja Ginsburg ka thënë gjithashtu se një presidencë nën drejtimin e Trumpit do të ishte e paimagjinueshme.

“Nuk mund ta imagjinoj sesi do të jetë ky vend. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë vendi do të jetë me Donald Trumpin si presidentin tonë”, është shprehur ajo. “Për vendin do të duhen vite të tëra rimëkëmbje, ndërsa për gjykatën, as nuk dua të ankohem për këtë gjë”.

Gjykatësja Ginsburg ka bërë madje edhe një deklaratë të frikshme, duke thënë se do të transferohej në Zelandën e Re, nëse Trump do të fitonte zgjedhjet dhe do të futej në Shtëpinë e Bardhë.

Të martën, Trump është kundërpërgjigjur, duke i thënë “New York Times” se është “tmerrësisht e papërshtatshme që një gjykatëse e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të përfshihej në një fushatë politike”.

Kandidati republikan shtoi më tej se deklaratat e saj ishin një “turp për gjykatën” dhe këmbënguli se ajo duhet të kërkojë falje.

Në këtë mes ka ndërhyrë edhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan, i cili është shprehur se deklaratat e gjykatëses zbuluan “paragjykimet” që ka ajo, teksa foli për CNN gjatë së mërkurës.

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
Kalo në kategori