Kureshtja për të zbuluar kultura dhe dëshira për përvoja të reja jetësore, ka bërë që Dafina Thaçi nga Kamenica, ta ndërmerr një hap jo të zakonshëm.
Dafina, qysh prej vitit 2009, është larguar nga Kosova për t’i vazhduar studimet universitare në shtetin e Brazilit.
Sipas saj, mundësinë për të studiuar në këtë shtet të Amerikës Latine ia kishte mundësuar një organizatë joqeveritare (OJQ) nga Kosova, që kishte partneritet me një universitet brazilian në qytetin e Belo Horizontes – universitet ky që mundësonte bursa studimesh për të rinjtë nga vende të ndryshme të botës.
28-vjeçarja nga Kosova ka rrëfyer për Telegrafin eksperiencën e saj shtatëvjeçare në shtetin më të madh të Amerikës Latine.
Katër vjet jetoi me një familje braziliane
“Në fillim u mahnita nga ky shans që më ofrohej dhe menjëherë e shqyrtova këtë mundësi. Krejt kjo pasi që gjithmonë, qoftë edhe për pak ditë, kisha dëshirë ta njihja një kulturë apo vend latin. Më pëlqen të provoj gjëra jashtë atyre të zakonshmeve. Dhe, ja ku jam, prej disa viteve, në një vend me kulturë dhe traditë absolutisht ndryshe nga ajo ku unë isha rritur”, ka rrëfyer ajo.
Studentja kosovare tregon se udhëtimi në një vend, emrin e të cilit e kishte dëgjuar nëpër media ose lexuar nëpër libra, është përcjellur me pak frikë dhe dilema.
“Nuk mund ta mohoj që kisha pak frikë, mbase më duhej të udhëtoja në një botë shumë të largët dhe pothuajse të panjohur deri atëherë. Por, dëshira dhe kureshtja ishin më të forta, që e munden edhe frikën dhe pasigurinë”, ka thënë ajo.
Dafina tregon se në momentin kur e ka zbuluar këtë mundësi, ka biseduar me familjen dhe bashkërisht kanë ardhur deri te vendimi që do të ishte mirë ta kapi këtë shans, duke shtuar se “familjarët dhe miqtë parimisht shokoheshin, pastaj më uronin fat dhe suksese, duke më përkrahur dhe duke besuar në mua”.
“Reagimet me të shpeshta, kur e kuptojnë se jetoj në Brazil, shoqërohen me pyetjet: ‘wow, pse kaq larg?, si shkove ose përse zgjodhe Brazilin?’. Pastaj fillojnë të më urojnë për guximin. Përgjithësisht befasohen për të mirë”, ka thënë ajo.
Studentja nga Kosova ka treguar për Telegrafin se i ka përfunduar studimet në nivelin bachelor në gazetari, në Bello Horizonte, derisa për momentin është duke i ndjekur studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Po ashtu Dafina shpreson që deri në fund të vitit po ashtu në nivelin bachellor do të marrë titullin e dytë, në drejtimin Shërbime Sociale.
Sipas saj, studimet i kanë dhënë mundësi për zgjerim të dijes, duke e vlerësuar sistemin e funksionimit të mësimdhëniet dhe mësimnxënies në Brazil.
Ajo ka theksuar se nuk është e thjeshtë që banorëve të një vendi kaq të largët sikurse është Brazili tu flasësh për Kosovën, sepse “ata nuk kanë shumë njohuri, duke shtuar se ata më shumë kanë dëgjuar për ish- Jugosllavinë, për faktin që ish – RSFJ-ja mbante marrëdhënie të mira me Brazilin”.
28 vjeçarja ka thënë se miqtë dhe mikeshat e saj brazilianë, e trajtojnë atë me kujdes, vëmendje dhe respekt të veçantë, dhe sipas saj, janë kurioz dhe gjithmonë shprehin dëshirë ta vizitojnë Kosovën, qoftë vetëm për turizëm, qoftë edhe për ndonjë hulumtim e punim shkencor.
“Tu flasësh për Kosovën nuk do të thoja se është e vështirë, por që do durim dhe qartësim të kujdesshëm, duke shpjeguar në mënyrë të kthjellët disa nga ndodhitë me kryesore të Kosovës, që nga situata para luftës deri në shpalljen e pavarësisë. Zakonisht habiten me faktin se pse duhet të ketë kaq urrejtje brenda etnive dhe kombeve”, ka thënë Dafina.
Ajo fillimisht ka jetuar për disa vite në qytetin Belo de Horizonte, derisa tash jeton në Rio de Janeiro, njëri nga qytetet më të mëdha në Brazil.
Dafina thekson se përveç futbollit, para se të shkonte ne Brazil, i shkonin në mend plazhet e bukura dhe kafeja e këtij vendi, por që nuk e mohon që informatat për shkallën e lartë të kriminalitetit në Brazil i ngjallnin ndjenja të frikës.
“Sigurisht që kam zbuluar edhe gjëra të tjera të mira dhe të bukura. Një ndër ato veti pozitive të brazilianëve është mirësjellja, mikpritja dhe optimizmi për jetën; gjë e rrënjosur dhe ekzistuese në popullin brazilian. Është fascinuese kjo gjë”, ka theksuar ajo.
Kosovarja Dafina Thaçi, thotë se nga informacionet që i ka, në Brazil ka pak shqiptarë.
Sipas saj, ata shqiptarë që janë në Brazil kanë ardhur gjatë valës së madhe emigruese nga Evropa për në këtë shtet (1870-1960), ku besohej se kontinenti i ri, është toka e premtuar.
E shqiptarët që kanë ardhur me këtë valë emigrantësh, si pasojë e ndërprerjes së kontakteve kanë filluar të asimilohen.
Kosovarja duke treguar për eksperiencën e saj në qytetin Belo Horizonte, thotë se ky vend është kthyer në vendlindjen e saj të dytë, pasi që në këtë qytet filloi jeta e saj në Brazil.
“Ky qytet është më i vogël se Rio de Janeiro, dallohet për qetësi dhe është pa plazh. Ka një traditë të shquar të gastronomisë. Ndërsa Rio de Janeiro, është qytet gjigant, ku gjithçka që kërkon ke për ta gjetur. Plazhe të bukura, jetë e çmendur nate, i zhurmshëm dhe shumë i populluar dhe me mundësi të mëdha punësimi. Me raste di të jetë edhe i qetë”, ka sqaruar Dafina.
Dafina ka treguar për Telegrafin se gjatë studimeve, për rreth 4 vjet, ka qenë e akomoduar në një familje braziliane.
Ndërsa, tani jeton e vetme në një banesë private, duke shtuar se mban miqësi me njerëz të kombësive të ndryshme.
Përvojë e veçantë për Dafinën ka qenë edhe itinerari i udhëtimit drejt Brazilit, udhëtim që kishte zgjatur afër 24 orë, më gjithë pritjet nëpër aeroporte.
Nisja kishte ndodhur nga Tirana për në Milano dhe nga Milano në drejtim të Sao Paulo, për të përfunduar në Belo Horizonte.
Brazilianët, të hareshëm dhe festiv
Duke folur për karakterin e brazilianëve, ajo ka theksuar se janë njerëz të gëzueshëm dhe festivë.
“Shpesh e pyes veten: thua këta njerëz nuk kanë halle apo brenga jetësore. Apo ndoshta dinë ta menaxhojnë stresin dhe relaksimin ne mënyrë të duhur”, ka shtuar ajo.
Vështirësitë për tu ambientuar në një vend të huaj gjithmonë ekzistojnë. E vështirësitë në përshtatje me këtë shtet latin për Dafinën janë paraqitur edhe në ushqim.
“Ushqim totalisht i ndryshëm me atë shqiptar. Në fillim i ndieja mungesën e bukës, meqë konsumohet shumë pak. Tash pas këtyre viteve, nga kuzhina braziliane, preferoj mishin e pjekur në skarë, që është tipik brazilian, që njihet me emrin ‘Churrasco’. Është ushqim që mbledh familjen apo shoqërinë në fundjavë.
Studentja nga Kosova, duke folur për vetitë tjera të brazilianëve thotë se ata i glorifikojnë të huajt dhe bëjnë gjithçka për t’i nderuar, duke shtuar se “ata kanë simpati për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), derisa i preferojnë italianët si popull, mbasi ka shumë brazilian që kanë origjinë italiane”.
Ajo si njohëse e zhvillimeve sociale dhe politike në Brazil, thotë se shqetësuese mbetet siguria publike, e cila është në nivel të ulët.
“Sidomos në ditët aktuale, ku vendi po kalon nëpër një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Falë Zotit deri tash nuk kam qene e kërcënuar nga ndonjë plaçkitje apo gjëra të tilla. Brazili vazhdon te ketë ndarje të theksuara në mes klasave shoqërore. Nga kjo del që nuk mund të definohet një standard jetësor”, ka shtuar Dafina.
Si gazetare dhe studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare ajo tregon edhe për gjendjen në politikën e Brazilit, ku tregon se aktualisht vendi po kalon një ndër periudhat më të vështira politike.
“Përgjatë 12 viteve, deri në prill të këtij viti, qeverinë e drejtonin të majtit (Partia e Punëtorëve), ku ndodhi largimi dhe akuzimi i Presidentes së shtetit për shkak të shpërthimit të skandaleve të shumta. Brazili, deri në muajin gusht, do të qeveriset përkohësisht nga partia e tretë në pushtet. Në këtë muaj do merret vendimi përfundimtar për kthim apo për largim të përhershëm të Presidentes Dilma”, ka theksuar Dafina.
Studentja kosovare duke folur për futbollin, kafenë dhe karnavalet – gjëra në të cilat ky vend është kampion, ka thënë se pasioni i madh i brazilianëve për futbollin është diçka e prekshme, sa që sipas saj, futbolli është në rangun e religjionit.
“Mund të them që tani edhe unë kuptoj shumë gjëra nga ky sport. Kam ekipin tim të preferuar që është Cruzeiro, ekip nga Belo Horizonte. Herë-herë shkoj në stadium për të shikuar ndonjë lojë futbolli. Ndërsa, sa i përket kafesë, kam vizituar disa plantacione. Gjithashtu kam patur të mbjellur një rrënjë kafeje në oborrin e shtëpisë ku jetoja. E për karnavalet çfarë të them. Gjatë ditëve karnavaleske gjithçka ndalon, por nuk pushon vallëzimi, sfilatat e shkollave të Sambas dhe argëtimi nëpër çdo rrugë e çdo qoshe. Padyshim që karnavalet më të famshme ndodhin ne qytetin e Rio de Janeiro, dhe pjesëmarrja ime është e padiskutueshme. Data e karnavaleve varion, por në të shumtën e rasteve bie në muajin shkurt ose mars”, ka shtuar Dafina.
Nuk janë vetëm popujt e Ballkanit që shikojnë telenovela, por këtë e bëjnë edhe brazilianët, të cilët janë një fabrikë prodhuese e këtij zhanri të serialeve televiziv. E përcjelljes së telenovelave nuk ka mundur t’i shpëtoj as Dafina, e cila thotë se nuk ka shumë kohë që t’i ndjekë ato, mirëpo kur i premton koha i shikon.
“Më pëlqejnë ato që e kanë për bazë realitetin e përditshëm brazilian, sepse më ndihmojnë që të integrohem edhe më shumë. Brazilianet kanë simpati për telenovela dhe shikohen mjaftueshëm”, ka thënë ajo.
Komunikimi është njëra nga gjërat elementare të cilat e lehtësojnë jetën e një të huaji në Brazil, andaj edhe Dafina i ka kushtuar rëndësi përvetësimit të gjuhës portugeze, e cila sipas saj, është e vështirë sepse bën pjesë në grupin e gjuhëve të pasura.
“Kontakti, bashkëjetesa dhe studimet më kanë detyruar ta mësoj dhe ta flas këtë gjuhë rrjedhshëm”, ka theksuar ajo.
Nuk e harron Kosovën
Pavarësisht kohës dhe angazhimit më studime, studentja kosovare thotë se vazhdimisht është angazhuar që ta ndihmoj vendin e saj, duke sensibilizuar politikën braziliane që ta njeh Kosovën si shtet.
“Mbaj kontakte të vazhdueshme me politikanë vendor me ndikim dhe njerëz nga rrethe akademike, që nëpërmjet atyre arrita që të ndikon që të hapet procesi për njohje të Kosovës, nga Sekretaria e Përgjithshme e Presidencës së Republikës së Brazilit.
Tani ajo është angazhuar edhe në një projekt, përmes të cilit tentohet të sensibilizohet shoqëria civile në Brazil për ta njohur Kosovën dhe realitetin kosovar, përfshirë këtu edhe njohjen e shpejtë të Kosovës nga shteti më i madh i Amerikës Latine.
“Për këtë projekt mbaj kontakt të vazhdueshëm me drejtoreshën e British Council, Arjeta Emra, që së shpejti do ta konkretizojmë edhe me kontratë formale bashkëpunimi”.
Dafina, pasi që ka kaluar disa vite në Brazil, ka vendosur që përveç jetës akademike të merret edhe me biznes.
Ajo së bashku me partneren e saj e cila jeton në Zvicër, e ka themeluar një firmë e cila merret me shitjen e rrobave të fitnesit, ku nga Rio de Janeiro këto rroba do të shiten në tregun zviceran, respektivisht në Zurich.
Edhe shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, do të mund të bëjnë porosi të këtyre rrobave, kuptohet përmes porosive online. /Blendi Devolli/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje