Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, i cili shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe në veçanti për ratifikimin e protokollit të aderimit të Malit të Zi në Traktatin e Atlantikut Verior nga Kuvendi i Shqipërisë me 23 qershor.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Vujanovic vunë në dukje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe shërbejnë si një model për të gjithë rajonin.
Në këtë kuadër, bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm dhe duhet përqendruar në avancimin e proceseve integruese euro-atlantike si dhe në mbështetje të të dy qeverive reciproke për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Gjatë takimit me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, Meta preku edhe çështjen e pakicës nacionale shqiptare të Malit të Zi.
Sipas Metës, duhen gjetur zgjidhje konkrete edhe për ato çështje të mbetura që shqetësojnë këtë pakicë, zgjidhje që duhet t’i shërbejnë jo vetëm ndjeshmërive dhe nevojave ekonomike e sociale të komunave lokale, por njëkohësisht edhe forcimit të mëtejshëm demokratik e euro-atlantik të Malit të Zi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare