LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kjo Qeveri nuk mund ta çojë mandatin deri në fund, zgjedhjet në pranverë (Video)

Kelmendi: Kjo Qeveri nuk mund ta çojë mandatin deri në fund, zgjedhjet në pranverë (Video)

Gazetari dhe publicisti  Adriatik Kelmendi, mendon se Asociacioni Komunave Serbe, në formën si është do të jetë shumë i rrezikshëm për Kosovën.

Kelmendi thotë se Kosova do të ketë zgjedhje të reja në pranverën e ardhshme.

“Kanë me u mbajt  dy palë zgjedhje së bashku, zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare”, tha Kelmendi në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum.


Kjo, sipas tij do të ndodhë sepse gjatë kësaj kohe nuk po funksionon asgjë.  “Është duke rënë imazhi i vendit në arenën ndërkombëtare”, tha Kelmendi.

Lidhur me Demarkacionin, Kelmendi ka thënë se të gjithë po flasin për të kurse askush nuk e ka pa marrëveshjen, bile as deputetet.

“Deputetët nuk e kanë pa tekstin e marrëveshjes së Demarkacionit, ndërsa qe sa kohë janë tue u përplasë për këtë çështje. Kjo është absurde”, thotë ai./Telegrafi/