LAJMI I FUNDIT:

Ndiqen penalisht policët për abuzim seksual me të mitura (Video)

Ndiqen penalisht policët për abuzim seksual me të mitura (Video)

Janë paraqitur kallëzimet e para penale ndaj zyrtarëve policorë, që vitin e kaluar hetoheshin se kishin qenë të përfshirë në rastet e abuzimit seksual me dy të mitura.

Por, nga nëntë gjithsej, sa kanë qenë të përfshirë në rastin e Suharekës, Inspektorati Policor ka dhënë shpjegime vetëm për 6 zyrtarë.


KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, se a ka ndërmarrë kjo e fundit ndonjë masë ndaj zyrtarëve policorë lidhur me kallëzimet penale që inspektorati i ka drejtuar.

Inspektorati policor nuk ka dhënë detaje edhe për 3 zyrtarë të tjerë policorë.

Pavarësisht rezultateve që mund të dalin nga proceset gjyqësore, rastet e abuzimeve seksuale, konsiderohen format më të rënda post-traumatike.

Ngjarja ka ndodhur në muajin qershor të vitit të kaluar dhe viktimat raportohet se janë të moshës së mitur, 14 e 15-vjet.