LAJMI I FUNDIT:

Specialistët e papunë “ia zënë derën” Ministrisë së Shëndetësisë

Specialistët e papunë “ia zënë derën” Ministrisë së Shëndetësisë

Rreth 30 specialistë të fushës së mjekësisë kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar punësim.

Përfaqësuesi i tyre Arben Ademi tha se ata do të vazhdojnë të protestojnë edhe para institucioneve të tjera derisa të plotësohet kërkesa e tyre.

“Sot kemi ardhur në protestën e radhës para ministrisë së shëndetësisë me kërkesën e vetme, plotësimin e të drejtës elementare e që për ne që është punësimi”, tha ai.


Sipas tij, pas kësaj protestë ata do të organizojnë edhe grevë urie dhe protesta të tjera para Kuvendit të Kosovës.

Specialistët e fushave të ndryshme në mjekësi për më shumë se një orë qëndruan para dyerve të ministrisë kurse më vonë ata u pranuan brenda nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.

E Ademi pas takimit tha se ministria ka premtuar vetëm që do të interesohen për çështjen e tyre.

Albana Krasniqi specialiste e neurologjisë e cila ka kryer 24 vitet shkollim tha se nuk është e drejtë që akoma nuk po arrijnë të punësohen.

“Në momentin që e kam përfundu specializimin është shkëputur kontrata edhe pse e kam marrë specializimin nga Qendra Klinike Universitare akoma nuk jam punësuar“, tha ajo për kallxo.com.

Sipas saj ajo ka specializuar që të ndihmojë njerëzit mirëpo këtë nuk po mundet ta bëjë pa qenë e punësuar.

Specialistët e papunë kanë protestuar edhe më parë madje me 4 prill të këtij viti ata kishin bllokuar edhe hyrjen në Ministri të Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë koment rreth protestës dhe takimit me specialistët.

Në trend Lajme

Më shumë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Lajme
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

Drejtësi
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Lajme
Kalo në kategori