LAJMI I FUNDIT:

Turizmi që po rilindë në zonën e Gjirit të Lalzit

Turizmi që po rilindë në zonën e Gjirit të Lalzit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, së bashku me një grup gazetarësh panë nga afër se si është duke u zhvilluar turizmi, dhe çfarë ofron e gjithë zona e Gjirit të Lalzit.

Ndalesa e parë në urgjencën shëndetësore e hapur enkas për sezonin turistik në afërsi të plazhit në Gjirin e Lalzit, ku punojnë me nga ty turne në 24 orë tre mjeke dhe tre infermierë.

Ministrja Ekonomi u interesua të dinte nëse kjo urgjencë shëndetësore kishte bazën materiale të nevojshme për ti ofruar ndihmën e shpejtë qytetarëve që frekuentojnë për pushime këtë zonë.


Mjekja Edjona Murati tha se gjatë një dite në këtë qendër shëndetësore vijnë 8 deri në 10 persona. “Rastet që kemi trajtuar këtu janë të lehta si pickime nga grerëzat apo bletët, djegie nga dielli, hipertensioni. Në këtë qendër jemi të pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme në raste urgjence si dhe EKG apo edhe oksigjen” tha Murati.

Vitet e fundit rruga nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit po përdoret nga të apasionuarit e udhëtimeve me biçikleta. Se çfarë ndjesie të jep një udhëtim i tillë disa prej gazetarëve e provuan vetë duke përshkuar një pjesë të rrugës me biçikletë.

Për këtë element të turizmit të aventurës Ministrja Ekonomi tha se është kënaqësi e madhe që paketat turistike bëhen të kombinuara. “Sot ky është rasti për ta parë nga afër se si shfrytëzohet kjo lloj mundësie për ata që janë të apasionuar të udhëtojnë me biçikletë në këtë zonë. Ky element na ndihmon të kuptojmë se si mund të pasurohet një paketë turistike në një zonë të vogël gjeografike. Në hyrje të Gjirit të Lalzit ne pamë një biznes që ndihmon turizmin ndërsa këtu po shikojmë si është duke u zhvilluar turizmi i aventurës. Të gjithë këto element mund ta joshin më shumë turistin qoftë vendas dhe të huaj”, theksoi Ekonomi.
Udhëtimi me gazetarët vijoi drejt pjesës fundore të Kepit të Rodonit për të mbërritur në Kishën e Shnandout një objekt kulti 700 vjeçar i cili çdo ditë vizitohet nga pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin këtë vend për të bërë plazh.

Ministrja Ekonomi duke bashkëbiseduar me gazetarët dhe vizitorët u shpreh se “falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës kemi arritur një dakordësi në zgjatjen e të qëndruarit hapur të këtyre qendrave muzeale. Të tilla objekte kulti kanë rëndësinë e vet për turizmin në vendin tonë”.
Pak metra poshtë kësaj kishe ndodhet një plazh i mbushur me pushues nga ku vërehej pastërtia dhe respektimi i asaj që njihet si “stacioni i plazhit”.
Kjo zonë u ofron turistëve edhe një atraksion tjetër. Kalanë e Skënderbeut e ndërtuar buzë detit. Nëpërmjet një varke të vogël me motor udhëtimi për të mbërritur në këtë kala merr vetëm 10 minuta.

Ndalesa e fundit Agri-turizëm Huqi një investim tjetër në këtë zonë i cili gjithnjë e më shumë po tërheq turistë.
Një hapësirë e gjerë buzë një liqeni artificial në shërbim të pushuesve duke servirur ushqime tradicionale tërësisht bio.
Brenda një dite në këtë zonë larmia e aktiviteteve për një turist është e shumëllojtë.

Por përse MZHETTS e ndërmori një tur të tillë me gazetarët. “Muajt e fundit ne si ministri përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit kemi organizuar ture me gazetarë nga Izraeli, Italia, Greqia dhe së fundmi nga Gjermania për ti treguar se çfarë ofron turizmi shqiptarë. Krahas turistëve të huaj ne duam të inkurajojmë qytetarët shqiptarë të pushojnë në Shqipëri. Prandaj përmes medias duam të përcjellim situatën nga terreni se çfarë ofron kjo zonë vetëm 50 km larg Tiranës. Po të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në të ardhmen duke udhëtuar së bashku në zona të tjera të Shqipërisë”, theksoi Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori