LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia franceze rritet vetëm 0.2%

Ekonomia franceze rritet vetëm 0.2%

Ekonomia franceze u rrit me 0.2 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit në krahasim me tremujorin paraardhës, vlerëson Banka Qendrore në vend.

Në këtë mënyrë, institucioni konfirmon të pandryshuara vlerësimet paraprake duke theksuar gjithashtu se morali në sektorin industrial është stabilizuar. Në bazë të anketës së Bankës, rezulton se, morali i sektorit fiksohet pranë 97 pikëve gjatë muajit Qershor, i pandryshuar në krahasim me muajin Maj, dhe dy pikë poshtë nivelit të Prillit.

Ndjeshmëria e biznesit sa i përket sektorit të shërbimeve ndërkohë ra me një pikë, pranë 97 pikëve. Në sektorin e ndërtimit nga ana tjetër, situata rezulton e pandryshuar në krahasim me muajin paraardhës.


Ekonomia franceze u rrit me një hap më të madh se parashikimet gjatë tre muajve të parë të vitit, pranë 0.6 për qind.
Nga ana tjetër, vendimi i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian pritet ti kushtojë ekonomisë franceze, mes 0.1 dhe 0.2 për qind në terma rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo deklaratë u dha nga ministri francez i buxhetit, Christian Eckert. /Telegrafi/