LAJMI I FUNDIT:

Fantazmat tash ndiqen nga femrat

Fantazmat tash ndiqen nga femrat

Është ndoshta një prej komedive më të bukura e të dashura nga publiku në të gjitha kohërat. Ndaj dhe nuk është çudi, që rikthimi i “Ghostbuster” (apo “Ndjekësit e fantazmave”), të pritej me entuziazëm të madh.

Por, vendimi i producentëve për të zëvendësuar katër aktorët aq të adhuruar të tij, si Bill Murray, Dan Aykroyd, Harold Ramis dhe Ernie Hudson; me protagoniste femra, si Kristen Wiig, Melissa McCarthy, Leslie Jones e Kate McKinnon; ka nxitur jo pak kritika.


Shumë fansa të filmit nuk e përtypin dot idenë e një ndryshimi kaq drastik, transmeton Top Channel. Njeriu që qëndron pas dy filmave origjinalë, Ivan Reitman, thotë se mendimin e një rikthimi të krijimit legjendar në ekranin e madh e ka përpunuar prej vitesh.

“As që e kam diskutuar ndonjëherë çështjen e gjinisë, sepse filmi me të cilin po punoja, deri kur fatkeqësisht Harold Ramis ndërroi jetë, i kishte të përzierë protagonistët. Domethënë kishte dhe meshkuj dhe femra. Ishte si të thuash një kalim pishtari, ndaj m’u duk me vend pastaj t’i ndërroja krejtësisht”, ka deklaruar producenti.

Regjisori Paul Feig është tepër i kënaqur nga vendimi: “Jam i bindur se njerëzit do të kënaqen, do të shkrihen së qeshuri. E morëm me shumë pasion këtë projekt dhe publikut i them: ‘Na jepni një mundësi e do ta shihni se ç’kemi bërë’”.

Premiera e filmit tashmë me katërshe aktoresh femra, do të jetë më 22 korrik. Varianti origjinal i realizuar në vitin 1984 solli gati 300 milionë dollarë fitime, e pak pas tij doli dhe pjesa e dytë, “Ghostbusters II”.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori