LAJMI I FUNDIT:

Carpenter: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të bëhet me hapa të sigurt

Carpenter: Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të bëhet me hapa të sigurt

Zëvendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter ka deklaruar se përkrahin transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, dhe se ky proces duhet të shkojë përmes hapave të sigurt dhe në mënyrë kushtetuese, duke ndryshuar legjislacionin.

Carpenter i bëri këto komente pas një takimi me ministrin e FSK-së, Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, ku është diskutuar për marrëdhënieve mes Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ata në këtë takim biseduan edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës, veçanërisht për ushtrimet, trajnimet përmes ushtrisë së SHBA-ve në Evropë dhe Komandës Evropiane që janë partner të shtetit të Kosovës.


Zëvendësasistenti i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter është shprehur i kënaqur me mikpritjen që po i bëhet në Kosovë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë përkrahëse të fuqishme të një Kosove të pavarur, demokratike dhe multi-etnike.

“Ne kemi pasur një bisedë të mirë dhe të gjithë ju e dini se Shtetet e Bashkuara janë përkrahës të fuqishëm të një Kosove të pavarur, demokratike dhe multietnike, gjë që mendoj se e kemi demonstruar atë. Mendoj me përkrahjen që i kemi dhënë Forcave të Sigurisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve dhe përkrahje përmes këshillimit. Shtetet e Bashkuara luajnë rol të rëndësishëm duke asistuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Jemi shumë krenarë deri ku kanë arritur ata… Një ditë ata do ta transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ky është një proces që duhet të shkojë në mënyrë kushtetuese me ndryshime të legjislacionit dhe ne e përkrahim shumë atë proces, por ai duhet të shkojë përmes hapave të sigurt”, tha Carpenter.

Carpenter ka thënë se gjatë takimit me ministrin Haki Demolli dhe komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, kanë diskutuar rreth Forcave të Armatosura të Kosovës, për ushtrimet dhe trajnimet që ata kanë.

“Ne sot diskutuam këtu se si t’i thellojmë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Kosovës, veçanërisht me ushtrime, trajnimeve përmes ushtrisë së SHBA-ve në Evropë dhe Komandës Evropiane që janë partner të shtetit të Kosovës që e kanë bërë një punë të mirë gjatë këtyre viteve dhe ne shpresojmë se do të vazhdojë kjo”, tha Carpenter.

Ai ka falënderuar partnerët në Kosovë, duke thënë që ka pasur një pritje të ngrohtë/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori