LAJMI I FUNDIT:

Naumov: Me dhënien e euro-obligacionit, borxhi publik do të jetë mbi 5 miliardë euro

Naumov: Me dhënien e euro-obligacionit, borxhi publik do të jetë mbi 5 miliardë euro

Vendimi që të jepet euro- obligacion prej 650 milionë euro është krim financiar ndaj qytetarëve, ekonomisë dhe gjeneratave tjera, akuzoi sot në konferencë shtypi, Kire Naumov nga LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për 5 miliardë euro në kurriz të gjeneratave. Pushteti kriminel i shkurton investimet kapitale me pretekst se është periudhë para- zgjedhore ndërsa borxhin disa herë e ka rritur në vit zgjedhor. Është e qartë se Kiril Minovski është emëruar që të jetë “kamikazi” dhe të vendos nënshkrimin e tij në këtë huamarrje joligjore dhe kriminele. Me vendosjen e nënshkrimit, Minovski do të jetë kryerësi i drejtpëdrejtë i këtij krimi financiar. I njoftojmë “Siti Bank”, “Dojçe Bank”, “Erste Bank” dhe “Sosiet Zheneral” si agjentë për dhënien e euro- obligacionit se sipas Ligjit për Qeveri, ende në futi janë normat ligjore edhe gjatë dhënies së euro- obligacionit të katërt. Nëse nuk respektohet procedura e njëjtë juridike, sikur gjatë dhënies së këtij euro- obligacioni, atëherë pas ndërrimit të pushtetit do ta kontestojmë këtë huamarrje si borxh ligjor publik” tha Naumov.

Ai shtoi se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet që të merr vendime të tilla me të cilat e fut në borxh shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori