LAJMI I FUNDIT:

Mbi 40 OJQ propozojnë reforma demokratike për nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza politike

Mbi 40 OJQ propozojnë reforma demokratike për nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza politike

Mbi 40 OJQ të Maqedonisë kanë përgatitur një dokument me të cilin propozojnë reforma demoratike për nxjerrjen e vendit nga kriza e tanishme politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky dokument do t’u dorëzohet të gjitha partive politike. Sipas tyre, reformat duhet të zbatohen nga një qeveri ekspertësh, kurse në pjesën e zgjedhjeve, vëmendje më e madhe i kushtohet pastrimit të Listës zgjedhore.

Këto OJQ propozojnë ndarjen e shtetit nga partia, rishikimi i votimit jashtë, sigurimi i kushteve për zgjedhje korrekte si edhe shqyrtim i punës së deritanishme të KSHZ-së.


Gjithashtu, OJQ-të propozojnë edhe reforma në media, administratë publike dhe gjyqësi. Ata kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për PSP-në dhe të themelojnë edhe një gjykatë speciale. OJQ-të propozojnë edhe reforma në mënyrën e financimit të partive politike./Telegrafi/