LAJMI I FUNDIT:

Nuri Seferi viziton për ngushëllim familjen Aliu

Nuri Seferi viziton për ngushëllim familjen Aliu

Boksieri shqiptar me famë botërore, Nuri Seferi  sot ka qëndruar pranë familjes Aliu për ta ngushëlluar atë për humbjen e djalit të tyre Almirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ja se çka shkruan ai lidhur me këtë:


“Ishte thuajse e pamundur të vija në vendlindje dhe të mos shkoj të ngushëllohem tek familjaret e Almir Aliut 4 vjeçarit nga Kumanova i cili e humbi jetën para disa ditësh kur u shkel qëllimisht me makinë nga një barbar primitiv.

Edhe më të hidhur këtë ngjarje e benë heshtja totale e partive politike këtu në vendin tonë të cilët nuk gjeten kohë që të dënojnë këtë ngjarje të hidhur. Shkak i kësaj përuljeje nga ata qe i sollëm ne me votën tonë sot ne vazhdojmë të jemi të diskriminuar, vazhdojnë të na mungojnë të drejtat elementare, vazhdon të na shkelet liria dhe fatkeqësisht vazhdojmë të jemi të pambrojtur nga Shteti amë Shqipëria dhe nga shteti i Kosovës për të cilin derdhem gjak dhe dhamë një kontribut të madh për të gëzuar të drejtat dhe lirinë.

Koha është që të vetëdijesohemi për të ardhmen që Almirat tjerë të rriten pa frikë dhe ti gëzojnë të drejtat e tyre që ëndrrat e fëmijërisë ti bëjnë realitet dhe jo tua shuajmë në moshën 4 vjeçare”, konstaton Seferi.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Aliu. Padyshim që dhimbja e tyre është dhimbje e çdo Shqiptari pa marr parasysh se ku gjendet ai. Uroj që drejtësia të thotë fjalën e duhur dhe ky kriminel të marr dënimin e merituar dhe të dënohet me burg të përjetshëm”.

“Aktet e këtilla përçajnë shoqërinë dhe nxisin urrejtje në vendin tonë ku aspak nuk i ndihmojnë bashkëjetesës në këtë shtet”, ka përfunduar boksieri Nuri Seferi./Telegrafi