LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Pushteti vonon kthimin e TVSh, Qeveria: Nuk kemi asnjë borxh

LSDM: Pushteti vonon kthimin e TVSh, Qeveria: Nuk kemi asnjë borxh

Qeveria e instruktuar nga Nikola Gruevski në vend që të promovojë projekte vendore, le të sqarojë përse vonohen pagesat për kthimin e TVSh ndaj firmave vendore, kanë reaguar nga LSDM.

„Me mekanizmat e presionit përmes dënimeve të larta dhe vonesës së kthimit të mjeteve financiare ndaj firmave vendore që u takon me ligj, ky pushtet punon vetëm për mbylljen e firmave. Rezultat i politikave shkatërruese ekonomike janë 10.000 firma të mbyllura vendore. Çdo e treta firmë punon me llogari të bllokuar”, thuhet në reagimin e LSDM.

Për shkak të kushteve të këqija për punë dhe jetesë, Maqedoninë deri më tani e kanë lëshuar madje 626.312 qytetarë, akuzojnë nga kjo parti.


“Këto janë rezultatet e pushtetit kriminal në ikje të Gruevskit”, porosisin nga LSDM.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së financave përmes një reagimi me shkrim, në të cilën theksohet se sot përfaqësuesit e shoqërisë së biznesit përmes një konferencë për shtyp kanë bërë të ditur se nuk ka vonesë në pagesat e obligimeve nga ana e shtetit.

“Njëri nga përfaqësuesit e odave kishte dhënë një propozim për sa i përket shkurtimit të periudhës së procedurës së kthimit të TVSh, e cila zbatohet vite me radhë dhe përmban mekanizma për mbrojtjen e parave shtetërore nga keqpërdorimet lidhur me TVSh, siç janë kontrollet tatimore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së financave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori