LAJMI I FUNDIT:

Stojanoviq kundër gërmimeve të Kisha Ortodokse në kampusin e UP-së (Video)

Stojanoviq kundër gërmimeve të Kisha Ortodokse në kampusin e UP-së (Video)

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, nuk po i pëlqen vendimi i organeve gjyqësore që të gërmohet afër Kishës Ortodokse serbe në Prishtinë për të shikuar nëse ka varreze masive, apo jo.

Në një intervistë për mediet serbe, ai ka deklaruar se dyshimet për varrezë masive në afërsi të Kishës Ortodokse serbe “Shën Nikolla”, në kompleksin e Universitetit të Prishtinës nuk kanë qëllim të sinqertë zbardhjen e fatit të të zhdukurve.


Ai tha se përfaqësuesit serbë nuk kanë asgjë kundër që ky lokacion të hulumtohet, por nuk është i bindur në siç e quan ai “qëllimin e mirë”.

“Nuk jam shumë i bindur dhe nuk më duket i sinqertë qëllimi që të gjendet një varrezë masive ose çfarëdo varreze. Kjo është pjesë e shfaqjes me të cilën duhet që kisha ortodokse të politizohet. Punimet në këtë tempull duhet të përfundojnë”, ka vlerësuar ai.

Stojanoviq ka theksuar se ata që pohojnë për varrezë masive duhet të ofrojnë edhe disa dëshmi të tjera por edhe të përkrahet iniciativa që t’i vihet pikë çështjes së tempullit.

Informacioni për varrezë masive në këtë pjesë i ka ardhur Mjekësisë Ligjore 17 vjet pas luftës  në Kosovë. Pas kësaj, pjesa te kisha dhe një pjesë te rektorati  menjëherë është inspektuar nga njësiti për Krime Lufte në Policinë e Kosovës.