LAJMI I FUNDIT:

Mijëra tonelata mbeturina të shtresuara në stacionin për ngarkim në Tetovë

Mijëra tonelata mbeturina të shtresuara në stacionin për ngarkim në Tetovë

Në stacionin për ngarkim të mbeturinave komunale të Ndërmarrjes publike komunale në Tetovë, këtyre ditëve janë shtresuar mijëra tonelata mbeturina, ka njoftuar Meta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ekspertët shëndetësor paralajmërojnë se situata e tillë është shqetësuese, duke marrë parasysh që mbeturinat deponohen në një vend i cili gjendet në hyrje të qytetit, duke e ndotur kështu ajrin dhe ujërat nëntokësor.


“Atje krijohen materie kancerogjene të rendit të parë, të llojit të dyoksinëve dhe furanëve. Po ashtu, atje ka edhe objekte industriale të cilët sipas njohurive tona, kanë objekte individuale për furnizim me ujë, çezma me burime të veta ose bunarë. Sa më gjatë që është deponuar mbeturina në atë vend, aq më i madh është rreziku nga ndotja e ujërave nëntokësor të atij rajoni – ka deklaruar mjeku Ratko Davitkovski, specialist i ekologjisë shëndetësore dhe higjienës në Qendrën për shëndet publik në Tetovë.

Nga komuna e Tetovës thonë se në ditët e ardhshme ky problem do të zgjidhet.

„Për shkak të festave, por edhe për shkak të procedurës më të ndërlikuar të bartjes së mbeturinave në  deponinë e Shkupit “Drisla”, në stacionin për ngarkim është shtresuar një sasi më e madhe e mbeturinave. Ju sigurojmë se në ditët në vijim, mbeturinat nga stacioni për ngarkim do të bartet në “Drisla”, kanë deklaruar nga komuna e Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori