LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet përkrahja e Britanisë për Kosovën

Konfirmohet përkrahja e Britanisë për Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj po qëndron në vizitë zyrtare në Londër.

I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, Murtezaj ka takuar sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Britanike, Fiona Mcilwham.

Në takim është biseduar për tema të rëndësisë së dyanshme si dhe për sfidat dhe përparimet e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Me këtë rast Murtezaj ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që po i ofron Kosovës në të gjitha fushat, transmeton Telegrafi.


Në të njëjtën kohë Murtezaj ka kërkuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej pavarësisht zhvillimeve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Çfarëdo qofshin zhvillimet pas referendumit për Brexit, Kosova beson fuqishëm që rruga jonë do të jetë rrugë e bashkëpunimit të shkëlqyer. Pa ndihmën tuaj ne nuk do të kishim arritur këtu ku jemi”, ka theksuar Murtezaj.

Nga ana e saj Mcilwham, duke vlerësuar raportet e mira ndërmjet dy vendeve konfirmoi mbështetjen britanike për Kosovën edhe në të ardhmen.

Murtezaj do të ketë takime të tjera në Ministrinë e Jashtme dhe në Parlamentin Britanik, ku do të takojë Graham Styles, shef i ekipit për Kosovën në Ministrinë e Jashtme si dhe Martin Vickers, kryetar i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin Britanik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori