LAJMI I FUNDIT:

Nuk mungon terapia për malarje në Maqedoni

Nuk mungon terapia për malarje në Maqedoni

Qytetarë të Maqedonisë ankohen se kanë kërkuar terapi kundër malarjes, për të udhëtuar në vendet që janë në hartën e rrezikut nga kjo sëmundje, por nuk kanë marrë asnjë lloj medikamenti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjekët u kanë thënë se tabletat mund t’i blejnë vetëm privatisht, ndërkaq disa qytetarë kanë marrë përgjigje të ndryshme nga ajo që porosit Organizata Botërore Shëndetësore. Këtyre qytetarëve u është thënë se duhet të vaksinohen, kurse OBSH-ja nuk rekomandon vaksinim për malarje.

Megjithatë, Tv Telma bën të ditur se Qendra e shëndetit publik në Shkup demanton thashethemet për mungesë terapie. Kjo qendër u bëjnë thirrje qytetarëve që të paraiqten për terapi, ose të marrin këshillime, nëse duhet të marrin apo jo, terapinë e duhur.


Qytetarët që udhëtojnë në vendet, ku ka rrezik nga malarja, pas kthimit duhet të bëjnë kontrolle, pasi që simptomat mund të paraqiten pas një periudhe të gjatë./Telegrafi/