LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial i Kosovës miraton udhëzimet administrative për shpenzime telefonike

Këshilli Prokurorial i Kosovës miraton udhëzimet administrative për shpenzime telefonike

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar dy udhëzime Administrative, Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e shpenzimeve të reprezentacionit dhe Udhëzimin Administrativ për përdorimin e telefonave fiks e mobil në Këshillin Prokurorial dhe prokuroritë e Kosovës.

Miratimi i këtyre dy udhëzimeve Administrative, ka dalë si nevojë e riorganizimit të ri të KPK-së e PSH-së dhe për menaxhim më efikas të buxhetit të sistemit prokurorial.

Po sot, Anëtarët e Këshillit kanë aprovuar Raportin e grupit të ekspertëve për ndryshimet ligjore lidhur me zbatimin e projektit TIK/SMIL (TIK–Teknologjia e informacionit dhe komunikimit/ SMIL–Sistemi i menaxhimit informativ të lëndëve).

Anëtarët e KPK-së gjatë takimit të sotëm kanë marrë vendim për vazhdimin e mandatit deri në fund të vitit 2016, si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, prokurorit Ali Selimi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që më 1 tetori apo më 1 nëntor 2016, varësisht nga përfundimi i disa proceseve tjera, të merret me qira objekti i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka aprovuar kërkesën e prokurorëve, Shkëlzen Ibrahimi, Rafet Halimi dhe Enver Krasniqi, për vazhdimin e studimeve Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori