Shllaku: Për energji të shfrytëzohet edhe thëngjilli i Dukagjinit – jo vetëm ai i Obiliqit
Kosova ka nevojë të madhe për një strategji energjetike afatgjate së paku 40 vjeçare për të pasur zhvillim në këtë sektor. Kështu u tha sot gjatë një diskutimi në panel me temë “Një Don Kishotizëm-Pse nuk ka Kosova strategji afatgjate energjetike”, të organizuar nga KFOS dhe instituti Riinvest.
Luan Shllaku nga KFOS tha se ka kohë që Kosova gjendet vazhdimisht e sfiduar nga zhvillimi i sektorit energjetik në njërën anë dhe nga shumë tentativa të pa përfunduara, për të sjell investues të jashtëm në këtë sektor.
Ai tha se ka një dekadë që të gjitha forcat kosovare politike garojnë për të treguar se e kanë zgjidhjen për këtë problem të madh zhvillimor të vendit. Ndër të tjera në këtë panel u tha se institucionet përkatëse nuk duhet të fokusohen vetëm në thëngjillin dhe linjitin e Obiliqit, por duhet të shtrihen edhe në rajonin e Dukagjinit, ngase në ato vende ka më shumë se 2 miliardë tonelata thëngjill e linjit.
“Ne mendojmë se duhet të shtyjmë sa më shpejt dhe sa më shumë që Kosova ta ketë një strategji afatgjatë të zhvillimit të energjetikës. Afatgjatë mund të jetë viti 2040, mund t’i balancojmë me targete e Bashkimit evropian 2030 apo cili do vit tjetër, por nuk ka kuptim që Kosova të lëviz përpara bazuar në strategjitë që në shumicën e rasteve nuk I ka fare apo edhe ato që I ka janë pesë vjeçare”, tha Shllaku.
I përfshirë në këtë panel ishte edhe ministri i MZHE, Blerand Stavileci, i cili paralajmëroi se strategjia dhjetë vjeçare energjetike do të jetë e gatshme deri në fund të këtij muaj dhe do të përfshihen 7 alternativa për furnizim me energji elektrike, por gjithnjë duke pasur parasysh përballueshmërinë e tarifave apo çmimeve për konsumatorët.
“Kur flasim edhe për strategjinë edhe për vendimmarrjen . unë e kam rregullin e shtetases. Mozaiku i miksit energjetik në vendin tonë i ka shtatë pjesë të mëdha dhe shtatë kritere. E kemi Kosovën e re, Kosovën B, Kosovën A, eficiencën, burimet e ri-pëtëristshme, interkoneksionin, masat e buta. Ndaj, kjo shtatëshe nuk ka alternativë”, theksoi ministri Stavileci.
Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani theksoi se Kosova ka probleme me rritje të ekonomisë, ku sipas tij kjo rritje nuk mund të bëhet pa u përmirësuar konkurrenca dhe kjo e fundit nuk mund të bëhet pa e përmirësuar sektorin energjetik. Sipas tij, shërbimet energjetike duhet të jenë të pranueshme për konsumatorët.
“Energjia elektrike është e mirë publike, dhe si e mirë publike ajo duhet mu ofruar me një çmim që është i pranueshëm për publikun në emër të gjitha kufizimeve objektive”, deklaroi Hashani.
Ai kërkoi sqarim për TC Kosova A dhe si do të trajtohet kjo çështje më tutje.
Ndërsa, shefi i seksionit për bashkëpunim në Komisionin Evropian, Libor Chlad tha se është me rëndësi që Kosova të ketë një strategji me vizion kredibil me një afatgjatë e cila pa dyshim se do të gjejë përkrahje nga Komisioni Evropian.
Ndryshe, qeveritë e deritashme kanë pasur disa dështime në iniciativat për të ndërtuar kapacitetet të reja energjetike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje