LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i reformës në Drejtësi, të dielën vjen në Tiranë Victoria Nuland

Miratimi i reformës në Drejtësi, të dielën vjen në Tiranë Victoria Nuland

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland viziton të dielën Tiranën, si pjesë e turit të saj ballkanas.

Në kryeqytetin shqiptar zonja Nuland do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë, krerë të partive politike por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Në fokus të takimeve do të jetë reforma në drejtësi që ende mban të mbërthyera palët politike.

Zyrtarja e lartë shoqëroi sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij në Tiranë pak muaj më parë, ndërsa “porositë” e saj për miratimin sa më parë të një reforme gjithëpërfshirëse e cilësore ia ka lënë klasës politike edhe gjatë vizitës së një viti më parë, raporton “Top Channel”.


Javët e fundit nënsekretarja amerikane e Shtetit ka qenë në kontakte intensive me opozitën shqiptare, ku gjatë bisedave telefonike me kryetarin demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Berisha është njohur me çështjet e mbetura ende pezull dhe propozimet e PD.

E kur vetëm pak ditë kanë mbetur nga votimi i draftit në Parlament, zonja Nuland pritet t’i drejtohet klasës politike me një mesazh të qartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori