LAJMI I FUNDIT:

Allen, ylli i heshtur i Uellsit

Allen, ylli i heshtur i Uellsit

Kur Joe Allen ishte futur në stadiumin “Anfield Road” të Liverpoolit, ish-trajneri Brendan Rodgers kishte “bërtitur” nga gazetarët dhe kamerat përreth: “Ky është Xavi i Uellsit”.

Kjo ndoshta ishte barrë për një futbollist të ri që synonte të bënte karrierë në futboll dhe pas katër vjetësh të kaluara te Liverpooli, gati askush nuk mund të konfirmojë se Allen ka vërtetuar krahasimet me spanjollin, që llogaritet njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

Edhe pse ende nuk ka dhënë më të mirën nga vetja për Liverpoolin, paraqitjet e Allenit te Përfaqësuesja e Uellsit kanë qenë më shumë se të shkëlqyera.


Me syrin e tij të mprehtë për pasime dhe punën e palodhshme në mesfushë, është shumë e qartë të kuptohet se Allen po shihet si hero i Uellsit nga trajneri, bashkëlojtarët dhe tifozët gjatë fushatës fantastike të ekipit në “Euro 2016”.

Derisa Uellsi është kualifikuar në mesin e katër ekipeve më të mira të evropianit, Allen me qetësi ka kryer punën e tij, duke diktuar lojën e Uellsit nga zemra e mesfushës.