LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjyqi i ‘Majtistëve’, Prokuroria me prova të reja!

Shtyhet gjyqi i ‘Majtistëve’, Prokuroria me prova të reja!

Gjykimi i anëtarëve të Majtë, Zdravko Savevski dhe Vlladimir Kunovski, përsëri është shtyrë pasi prokurorja Snezhana Bundaleska sot paraqiti prova, konkretisht listë pronësore se vendi ku gjendet Zyra Kombëtare e Presidentit është në pronësi të Republikës së Maqedonisë dhe vendimi i qeverisë për përdorim të përkohshëm të hapësirës për këtë qëllim është e caktuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas kësaj, mbrojtja e Saveskit dhe Kunovskit ka kërkuar që seanca të shtyhet deri në shtator për të shqyrtuar provat. Ata argumentojnë se sipas provave të mbrojtjes, i gjithë dokumentacioni që ata kanë ngritur nga Kadastra tregon më shumë pronësi të asaj parcele me çka dokumentacioni përsëri do të duhet të rishqyrtohet.

Me kërkesë të palës mbrojtëse, gjykata e pezulloi masën paraprake, pra të akuzuarve do t’u kthehet pasaporta dhe u vendos që të paraqiten në gjykatë çdo dy javë. Shqyrtimi gjyqësor është riplanifikuar për 13 shtator.

Saveski dhe Kunovski akuzohen për pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale demolim të Zyrës së Ivanov gjatë protestave anti-qeveritare në 14 prill. Ata kaluan rreth 50 ditë në arrest shtëpiak. /Telegrafi/