LAJMI I FUNDIT:

Kështu po merre formë xhamia më e “madhe” në Ballkan

Kështu po merre formë xhamia më e “madhe” në Ballkan

“Një shtëpi e madhe ka hapësirë për të gjithë! Pas dy katedraleve po merr formë Xhamia e Namazgjasë këtë prag Bajrami. Shtëpi për besimtarët, por dhe aset për qytetin me parkingje, bibliotekë, muze e salla moderne”, ka qenë postimi i Erion Veliajt, i cili ka inspektuar punimet në xhami në prag të Bajramit.

Xhamia në fjalë, që po ngrihet në lulishten përkrah Parlamentit në Tiranë, e po ndërtohet me financime të Qeverisë turke.


Ajo konsiderohet si një ndër xhamitë më të mëdha në Ballkan, në zonat e ish-Perandorisë Osmane.

Fotot e mëposhtme dëshmojnë se punimet ndodhen në një fazë të avancuar.