Njëri ndër faktorët kryesorë të lëkurës së bukur dhe të shëndetshme – është hidratimi, andaj mos e lini pas dore, posaçërisht në këto ditë të ngrohta vere.
Lëkurën është e nevojshme ta dehidratoni çdo ditë, andaj zgjidhni produktin e vërtetë i cili do t’i japë fytyrës suaj shkëlqim, transmeton Telegrafi.
Vaji
Është padyshim një nga të rejat më të fundit që shfrytëzohet për shumë aspekte, që nga pastrimi deri te hidratimi i fytyrës duke kaluar nga flokët te lëkura e të gjithë trupit. Thjesht spërkateni pak në lëkurën tuaj dhe më pas shpërndajeni dhe përhapeni nëpërmjet masazhit në të gjithë lëkurën e trupit dhe të fytyrës pak pasi keni bërë dush.
Gjatë dushit
Nëse jeni tipi që për t’u ngritur nga krevati vonoheni më shumë se sa normalja, ky produkt hidratues është ideali për ju, duke qenë se ju dhuron pesë minuta më shumë në mëngjes. Aplikojeni pasi të jeni larë në vaskë me shkumë. Më pas shpëlahuni.
Spërkatësi
Nëse pjesët e kremrave në duar i keni shumë bezdi, ja zgjidhja për ju. Mjaftojnë pak sekonda me këtë spërkatës, që lëkura juaj të jetë e butë dhe e hidratuar.
Hidratimi i lëkurës
Hidratimi është një fjalë pak e njohur deri te të dyzetat, kur fillon të bëhet domosdoshmëri. Dhe vetëm në këtë moshë, kur gruaja bëhet e vetëdijshme për gjendjen e lëkurës për shkak të shfaqjes së rrudhave, vendos për të ndërhyrë me kremrat kozmetikë më të përshtatshëm. Shëndeti i lëkurës nuk kalon vetëm nga një kurë sipërfaqësore, por përkon me shumë faktorë, ushqim të shëndetshëm, që ndihmon në zëvendësimin e lëngjeve në trup dhe një hidratim të mirë të dermës.
Rëndësia e hidratimit
Gjatë ditës është e nevojshme që të zëvendësohen 4 mijë centimetra kub ujë që i humbasim çdo ditë. Kripërat minerale, vitaminat dhe proteinat merren me anë të ushqimeve, ndërsa pijet e ngjashme, duhet të korrespondojnë çdo ditë me një litër e gjysmë lëngje. Mungesa e hidratimit, sidomos në stinën e verës, shkakton tretje të ngadaltë, ruajtjen e ujit dhe enjte, nervozizëm, lodhje dhe natyrisht, lëkurë të thatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë