LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet Çiljeta, paralajmëron tjetër projekt (Video)

Nuk ndalet Çiljeta, paralajmëron tjetër projekt (Video)

Rikthimi i Çiljeta Xhilagës në skenë duket të ketë qenë i menduar mirë. Disa projekte muzikore erdhën nga ajo brenda këtij viti, e shumë të tjera pritet të publikohen në vazhdim.

Të gjitha projektet që këngëtarja seksi publikoi ishin bashkëpunime, raporton emisioni Express Summer në KTV.

I radhës është ai me mikun e saj Noizyn, duke shënuar kështu bashkëpunimin e dytë me reperin shqiptar. “Më shumë se dollar” mban titullin kënga e sjellë edhe me videoklip.

“Ky projekt është realizuar në muajin nëntor por e kemi ruajtur për tani pasi është një këngë më ritmike e edhe videoklipi më veror”, është shprehur këngëtarja për KTV-në.

Për dallim nga “Gangsta love”, ky i fundit vjen shumë më i thjeshtë dhe i një natyre krejt tjetër.

“Më shumë se dollar” është paralajmëruar prej kohësh dhe ka qenë dashur të publikohet gati para një muaji. Për disa arsye të brendshme ai u vonua deri fundjavën që kemi lënë pas. Sidoqoftë, Çiljeta premton një verë mjaft aktive. Edhe disa projekte muzikore pritet të vijnë nga ajo gjatë muajve të mbetur të vitit.

Në anën tjetër, as Noyzi nuk ka të ndalur me projekte muzikore. Brenda një periudhe shumë të shkurtër publikoi disa projekte radhazi dhe të cilat u pritën mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij.

Vlen të përmendet bashkëpunimi me Encën, i cili vetëm dy javë pas publikimit është klikuar rreth 12 milionë herë në Youtube.

Ai po ashtu, të njëjtën ditë me videoklipin me Çiljetën publikoi edhe një tjetër bashkëpunim. “Pa mu” mban titullin kënga e tij në bashkëpunim me Elgin Dodën.

Në trend Magazina

Më shumë
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Magazina
Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Magazina
Kalo në kategori