Imami në Xhaminë “Hasan Beg” te “4 Llullat” në Prishtinë, ka reaguar ndaj artikullit të prestigjiozes amerikane “The New York Times”, pjesë nga të cilat i ka quajtur të pavërteta. Ai ka shkruar se tentimi që të ndërlidhet “Xhamia jonë me islamin radikal, jo vetëm se është e pavërtetë, por është edhe blasfemi ndaj kësaj Shtëpie ku adhurohet dhe madhërohet Zoti Një”.
“E sfidojmë NYT dhe çdo njeri tjetër kudo çoftë ai të sjellë dhe dokumentojë çoftë edhe një Aktivitet, Fjalim, Ligjëratë apo Veprim që ka ndodh në Xhaminë tonë e që ka ushqyer Islamin Radikal”, ka thënë imami Abazi.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij.
“Më lejoni që në emrin tuaj dhe timin të shprehë indinjatën tonë të thellë ndaj shkrimit tejet tendencioz dhe me plotë të pavërteta i botuar në gazetën “The New York Times” e i publikuar në faqen elektronike të kësaj gazete me 2 korrik dhe i shkruar nga gazetari Nicholas Kristof. I përkthyer (jotanësisht) dhe i publikuar po më 2 korrik në Gazetën Elektronike Express nën titullin: Terroristët që sauditët i kultivojnë në vendet e paqes.
Me këtë rast ne do reagojmë vetëm për pjesën që ka të bëjë me xhaminë tonë – ndërsa për aspektet tjera të këtij shkrimi besojmë se do reagojnë Institucionet tjera përkatëse.
Unë si Hoxhë i kësaj Xhamie që nga viti 1996-a bashkë me ju xhematë i respektuar jemi tejet të indinjuar së pari me nxjerrjen e fotografisë së xhamisë tonë në ballë të këtij shkrimi në NYT dhe në Express e edhe me të indinjuar (mos të themi të tmerruar) me shpifjet dhe gënjeshtrat e shkruara nën këtë fotografi tek NYT e ku thuhet: ”Xhamia e katër Llullave në Prishtinë (e njohur edhe si “Hasan Beg” xhami) e ndërtuar me fonde nga Arabia Saudite. Kjo xhami ka reputacionin e të qenit një vatër e Islamit Radikal”.
Tentimi që të ndërlidhet Xhamia jonë me Islamin Radikal jo vetëm se është e pavërtetë por është edhe blasfemi ndaj kësaj Shtëpie ku adhurohet dhe madhërohet Zoti Një.
Po ashtu kishim me e informu opinionin e gjerë se kjo Xhami bashkë me Imamin e saj vazhdimisht kanë qenë, janë dhe do jenë praktikues të Islamit Mesatarë të praktikuar brenda Medhhebit – Shkollës Juridike Hanefite, dhe prej se jam Imam kurrë asnjëherë nuk jam qortu e as qe kam marrë ndonjë vërejtje në këto aspekte nga Institucioni ynë mbikëqyrës, BIK.
Po ashtu me plot përgjegjësi po e them se kjo Xhami si edhe Xhamitë tjera është Vater e Islamit paqësor, atij Islami të trashëguar tek ne brez pas brezi dhe gjeneratë pas gjenerate. E sfidojmë NYT dhe çdo njeri tjetër kudo çoftë ai të sjellë dhe dokumentojë çoftë edhe një Aktivitet, Fjalim, Ligjëratë apo Veprim që ka ndodh në Xhaminë tonë e që ka ushqyer Islamin Radikal. Përkundrazi Hoxha i juaj prej ndonjë Radikalisti që mund të jetë në ndonjë skaj të Kosovës është i akuzuar si tepër Liberal dhe i Rafinuar. Ndërsa në ndërtimin e Xhamisë na ka përkrahur Profesori Universitare Dr. Abdullah Bosfor dhe njëherësh edhe Imam i Xhamisë Shuajbi dhe xhemati i kësaj Xhamie në Xheda. E kisha ftu NYT të informohet nga Ambasada dhe Konsulata e SHBA në Rijad dhe Xheda rreth personalitetit të Hoxhës A.Bosfor dhe ta kuptojnë se edhe ky Hoxhë në Xheda është prej punonjësve të palodhur të Islamit Paqësor dhe gjithashtu i akuzuar nga qarqe ekstreme si një Hoxhë tepër tolerant dhe i butë. Unë edhe me ketë rast e falënderoj edhe një herë në emër tuajin dhe timin Dr. Bosforin dhe xhematin e xhamisë së tij për ndihmën dhe përkrahjen që na kanë ofru gjatë ndërtimit të xhamisë sonë para 15 viteve.
Krejt në fund: kërkoj nga NYT të kërkojë falje nga Xhemati i Xhamisë 4 Llulla dhe nga Imami i saj për këto të pavërteta të botuara në Gazetën e tyre” (sic.), ka shkruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit