LAJMI I FUNDIT:

LD: Jemi të tmerruar nga vrasja e fëmijës katërvjeçar

LD: Jemi të tmerruar nga vrasja e fëmijës katërvjeçar

Lidhur me ja rastin tragjik të vrasjes së Almirit katërvjeçar në Kumanovë sot me reagim kanë dalë edhe nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, Transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se bëhet fjalë për një akt neveritës dhe kërkojnë të kryhen hetime të hollësishme dhe gjithëpërfshirës të ngjarjes me qëllim të zbardhjes së rastit dhe dënimit të fajtorëve.

“Në këtë rast nuk duhet të kërkohet dimensioni etnik apo ndonjë dimension tjetër sepse thjeshtë bëhet fjalë për një akt të neveritshëm të vrasjes dhe të gjithë duhet të punojmë që raste të tilla të mos ndodhin më”, reagojnë nga LD.


Lidhja demokratike pret reagim të shpejtë dhe të efektshëm të institucioneve, thuhet në deklaratën e LD./Telegrafi/