LAJMI I FUNDIT:

KEMM: Redaktorët dhe gazetarët të mos i nënshtrohen sensacionalizmit

KEMM: Redaktorët dhe gazetarët të mos i nënshtrohen sensacionalizmit

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) reagon ndaj publikimit të video xhirimit nga incidenti i paradokohshëm në Kumanovë, kur një person me automobil shtypi një familje të tërë, në mesin e të cilës edhe një person të mitur i cili iu nënshtrua lëndimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Ua bëjmë me dije mediave se ndërmarrja dhe publikimi i një përmbajtjeje të tillë fut shqetësim plotësues dhe zemërim në publik rreth incidentit dhe pasojat nga ai. Redaktorëve ua bëjmë me dije se raportimi me sensacionalizmit në publik nuk ka përparësi para raportimit profesional dhe etik në të cilën duhet të mbahet llogari edhe për pasojat nga tragjedia për familjen. Publikimi i video xhirimit është në kundërshtim me nenin 8 nga Kodeksi i gazetarëve, sipas të cilit „mënyra e informimit në raste me tragjedi familjare duhet të jetë i liruar nga sensualizmi“, thuhet në njoftimin e KEMM.

Më tej nga KEMM theksojnë se gazetarët dhe redaktorët duhet ta respektojnë edhe privatësinë e personit, që është në pajtim me nenin 7 nga Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë.


„Edhe një herë u apelojmë mediave të mbajnë llogari për qëllimin dhe pasojat nga raportimi i tyre, si dhe publikun që do të vijë në kontakt me përmbajtjen. Përpos kësaj ua bëjmë me dije redaktorëve se mbajnë përgjegjësi që me publikimin e materialit të tillë mundësojnë shpërndarjen e tij më të gjerë dhe krijojnë qasje në të grupeve të nga grupet e cenueshme dhe persona të mitur, gjë që mund të shkaktojë shqetësim plotësues dhe pasoja nga informimi i tillë“, thuhet në njoftim./Telegrafi/