LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që nuk i dinit për agjërimin gjatë Ramazanit (Video)

Gjërat që nuk i dinit për agjërimin gjatë Ramazanit (Video)

Muaji i shenjtë i Ramazanit është në mbyllje, e agjërimi për një periudhë kaq të gjatë kohe përbën padyshim një sakrificë të madhe. Megjithatë, ai ka edhe përfitime të jashtëzakonshme, që nisin nga ato fizike e deri tek ato mendore e shpirtërore.

Grekët e lashtë i njihnin të mirat e frenimit nga ushqimi. Në vend që të përdornin ilaçe, – thoshte Plutarku, – më mirë agjëroni. Tradita është ndjekur në shekuj, ndërsa avantazhet e saj janë të pakufijshme.

Së pari për trupin. Agjërimi, – e thënë kjo nga shumë ekspertë, – pastron organizmin dhe i jep kohë për të pushuar sistemit tretës. Dr. Razeen Mahroof, anestezist nga Oxfordi, e përshkruan agjërimin si “proces të mirëfillte detoksifikimi”, sepse largon nga trupi toksinat e depozituara në shtresat dhjamore.


Po kështu largohet dhe çdo mbetje ushqimesh të tepërta. Ai konsiderohet një lloj mjeti shërues natyral, sepse ndihmon në çlirimin e një energjie, e cila mund të përdoret në mënyrë më produktive. Mendohet se pas një vakti të rëndë ushqimor, trupi i njeriut përdor për tretjen e këtij ushqimi gati 65% të energjisë së tij të disponueshme.

Organizimi i atij që agjëron, këtë lloj energjie mund ta kanalizojë në drejtime të tjera, siç është shërimi i indeve të dëmtuara, sepse nuk ka asgjë për të tretur. Nga ana tjetër, kjo lloj sakrifice ndihmon të krijohen zakone më të shëndetshme të të ushqyerit dhe inkurajon vaktet e lehta.

Agjërimi nuk pastron vetëm trupin, por edhe mendjen. Përgjatë kësaj periudhe, individi inkurajohet t’i qëndrojë larg kotësive e negativitetit. Nga ana tjetër, ai përmirëson edhe shëndetin mendor, pasi ndihmon procesin e autofagisë, apo izolimit të organelave të dëmtuara, dhe rrit nivelin e BDNF-së, faktori neurotrofik i derivuar nga truri, transmeton tch.

Me agjerimin duket se ulet edhe rreziku i disa sëmundjeve, si ajo e Alcajmerit, e Huntingtonit, depresioni, apo goditjet ishemike.

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Reuters: Putin i gatshëm të bisedojë me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Evropa
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

Botë
Shefi i NATO-s, mohon të ketë kërcënuar me përjashtim të SHBA-së nga aleanca, nëse nuk arrin të mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus

Shefi i NATO-s, mohon të ketë kërcënuar me përjashtim të SHBA-së nga aleanca, nëse nuk arrin të mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus

Evropa
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent

Serbia
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për

SHBA mbyll ambasadën në Kiev pas paralajmërimit për "sulm të rëndësishëm ajror"

Botë
Kalo në kategori