LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike: Të rritet kontrolli i agjencive të cilët ofrojnë shërbime të dyshimta

Oda Ekonomike: Të rritet kontrolli i agjencive të cilët ofrojnë shërbime të dyshimta

Shërbimet inspektuese të mbajnë llogari për të ashtuquajturin njeri ­ agjenci të cilët ofrojnë tura tdhe shërbime të dyshimta në qendrat turistike, posaçërisht në Ohër, Strugë dhe Shkup. Me këtë, jo vetëm që krijohen konkurrencë jolojale, por edhe e prishin imazhin e destinacionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksuan sot në konferencën për shtyp përfaqësuesit e Shoqatës për hotelieri dhe turizëm pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Punonjësit turistik kërkojnë edhe të investohet në autostradën Gostivar­Kërçovë, si dhe të përmirësohet infrastruktura në rrugën Gostivar ­ Dibër përmes Mavrovës me qëllim të rritjes së turizmit malor, të banjave dhe eko turizmit. Është e domosdoshme, siç thanë, edhe lidhje më e mirë me Shqipërinë përmes Dibrës dhe dalje në det përmes Durrësit.


Sipas tyre, mangësi në sferën turistike edhe mëtej është niveli i ulët i higjienës nëpër rrugë, restorantet dhe pompat e benzinës ku më së shpeshti ndalen udhëtarët të cilët transitojnë, ndërsa nuk ka as kuadër i punës mirë i kualifikuar, gjegjësisht ciceronë me njohje të më shumë gjuhëve të huaja.

“Oferta e mirë turistike duhet të jetë sfidë për shërbime cilësore në hotelieri dhe turizëm jo vetëm nga ana e punonjësve turistik, por edhe nga ambienti afarist në të cilin funksionon veprimtaria, ndërsa kjo do të thotë që të eliminohen disa mangësi me ç’rast edhe rezultatet do të ishin më të mira”, theksoi Asim Maxhedoviq, anëtar i Shoqatës.

Mexhedoviq dhe Siraçevski informuan se edhe sivjet më të numërt janë turistët nga Shqipëria, Turqia, Serbia, Bullgaria dhe Greqia edhe pse vendin e vizitojnë mysafirë prej mbi 60 destinacione. Pas nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja vjetore në Amsterdam me agjenci nga Holanda, në periudhën e ardhshme në Ohër dhe Strugë priten 25.000 turistë shtesë, konkluduan Siraçevski dhe Mexhedoviq.

Statistika thotë se nga janari deri në prill të këtij viti në Maqedoni kanë qëndruar 172.684 turistë që është për 14,4 për qind më shumë nga periudha e njejtë vitin e kaluar. Prej tyre, numri më i madh e kanë vizituar Shkupin. Turqizmi liqenor është në vend të dytë, por pas periudhës vijuese verore pritet që imazhi të jetë më ndryshe. Turistët e Maqedonisë, madje, sivjet më së shumti shkojnë në Turqi, Greqi, Shqipëri, Bullgari, Mal të Zi dhe Kroaci. Poashtu kërkohen edhe destinacione në vendet tjera të Evropës. /Telegrafi/