Rregullat për shmangien e lidhjeve dashurore në punë dhe në ambientet e punës të gjithëve u janë të njohura
Meqenëse molla e ndaluar gjithmonë është më e shijshme, po ashtu edhe seksi në zyrë dhe seksi me kolegun, gjatë kohës së punës dhe pas punës, gjithsesi është joshës.
Për të flitet si për ndonjë prej fantazive, mirëpo askush nuk flet se si ajo fantazi, aty-këtu, në ndonjë qoshe të ambienteve të punës, mund të bëhet edhe realitet të cilin askush në ambientet e punës nuk duhet ta vërejë, transmeton Telegrafi.
A po ndodh kështu për shkak të afërsisë, kohës të cilën e kalojnë bashkë apo thjeshtë për shkak të kimisë, apo seksi ndërmjet kolegëve po merr hov. Një hulumtim i bërë ka treguar që në marrëdhënie seksuale në vendin e punës hyjnë gjithnjë e më shumë njerëz, madje 90 për qind e tyre ndiejnë simpati ndaj kolegut.
Të bësh seks me kolegun, mesa duket është një nga fantazitë e femrave të sotme. Të qenurit e ndaluar dhe fshehtësia, janë disa nga arsyet që i shtyjnë ato për këtë.
Anketa në të cilën kanë marrë pjesë 2.500 të punësuar ka nxjerrë në pah rezultate interesante. Pasojnë numrat të cilët zbulojnë se pikërisht çka po ndodh në kohën e punës dhe për çka mendojnë të punësuarit.
64 për qind e të anketuarve kanë deklaruar që kanë fantazi seksuale lidhur me ndonjë kolegë, ndërsa 90 për qind e tyre kanë pranuar që ndiejnë simpati ndaj ndonjë personi në ambientin e punës.
Në marrëdhënie seksuale në vendin e punës kanë hyrë 54 për qind e të anketuare, ndërkaq midis tyre 55 për qind kanë bërë seks me persona të ndryshëm. Ndër ata të guximshmit të cilët pranojnë të bëjnë seks në vendin e punës 18 për qind kanë thënë që seks nuk kanë bërë vetëm një herë.
Hulumtimi ka zbuluar se ku ndodhin marrëdhëniet seksuale midis kolegëve. Të punësuarit më së shpeshti zgjedhin ndonjë nga lokalet e punës.
Si ndikon seksi në punë
Tri të katërta e të anketuarve kanë thënë që seksi në punë ka ndikuar në produktivitetin e tyre, ndërkaq 84 për qind e tyre të cilët kanë fjetur me kolegët kanë deklaruar që afera seksuale nuk ka ndikuar negativisht në karrierat e tyre.
Ata të cilët nuk kanë bërë seks gjatë kohës së punës, kanë vepruar kështu për shkak të faktit që personi tjetër është dikush që çdo ditë e shohin në punë, andaj seksi me të nuk u është dukur i arsyeshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Mësoni të puthni për t’ju mbajtur në mend!
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje