LAJMI I FUNDIT:

Për pesë muaj, 400 gra viktima të dhunës në Kosovë

Për pesë muaj, 400 gra viktima të dhunës në Kosovë

Në Kosovë, sipas një raporti, brenda pesë muajve të fundit rreth 400 gra kanë qenë viktimë e formave të ndryshme të dhunës.

Por, sfidë sipas drejtuesve të shtëpive të sigurta, që janë qendra strehimi për viktimat e dhunës, dhe qendrës për punë sociale, mbetet ri-integrimi i tyre për shkak të mungesës së fondeve dhe programeve, raporton Zëri i Amerikës.

Për çdo vit, rreth 600 deri në 800 gra-viktima të dhunës dhe trafikimit njerëzor, strehohen në shtëpitë e sigurta.