LAJMI I FUNDIT:

Detajet rreth ryshfetit milionësh për stentat nga spitalet private! (Video)

Detajet rreth ryshfetit milionësh për stentat nga spitalet private! (Video)

Rreth një milion euro ryshfet dyshohet se u janë dhënë kardiologëve të akuzuar për referim të pacientëve në spitalet private International Medicine Hospital (IMH) dhe “EDA”.

Kjo shifër bazohet në të dhënat e nxjerra në laptopët dhe fletoret e shënimeve të sekuestruara nga Policia e Kosovës në këto dy spitale, raporton KTV.

Ajo mund të jetë edhe më e lartë, pasi që në laptopin e sekuestruar në spitalin IMH nuk janë të dhënat për pagesat për secilin muaj, ndërsa në laptopin dhe fletoren e sekuestruar në spitalin “EDA” ka pak të dhëna për pagesat që u janë bërë kardiologëve që kanë referuar pacientë nga institucionet publike shëndetësore.


Sipas të dhënave të nxjerra nga hetuesia, vetëm në vitin 2013, IMH-ja ka paguar 425 mijë e 630 euro ryshfet për mjekët që kanë referuar në këtë spital pacientë me probleme të zemrës.

Për vitin 2011, në laptop janë të dhënat për pagesat vetëm të muajit nëntor.

Këtë muaj, IMH-ja ka paguar ryshfet 14 950 euro. Edhe për vitin 2012 nuk janë të dhënat e plota. Sipas shënimeve në laptop, IMH-ja ka paguar 145 mijë e 432 euro ryshfet për gjashtë muaj të 2012-s.

Në vitin 2014, për tetë muaj IMH-ja u ka paguar mjekëve të institucioneve publike 214 mijë e 500 euro. Të dhënat për pagesat janë deri në muajin tetor të vitit 2014, kur edhe ka ndodhur bastisja e spitalit IMH nga Policia e Kosovës.

Prokuroria ka gjetur të dhëna për ryshfet edhe në spitalin “EDA”. Në shënimet e gjetura në një laptop dhe një fletore të sekuestruar, ka pak të dhëna për pagesat që ky spital ua ka bërë mjekëve për referime të pacientëve.

Nga të dhënat e kompjuterit të IMH-së, del se ky spital për një muaj ka dhënë ryshfet mbi 50 mijë euro.

Për një referim për stentim, mjeku është paguar rreth 500 euro, ndërsa për konsultë, nga 30 euro.

Mjekët që kanë referuar pacientët vetëm për koronarografi janë paguar nga 150 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Lajme
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

Drejtësi
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO vendos për Metën dhe Kryemadhin

Lajme
Kalo në kategori