LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut i parapriu pavarësimit të Kosovës

Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut i parapriu pavarësimit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut e vitit 1990, e shpallur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, është akt me vlera të veçanta.

“Mbi një çerekshekulli më parë, më 2 korrik të vitit 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, të njohur si Deklarata e 2 Korrikut. Është ky një akt me vlera të veçanta historike, i shpallur në rrethana dhe kohë tepër të vështira, nga njerëz të vendosur dhe të përkushtuar për vendin e tyre”, ka thënë ai. “Deklarata e 2 Korrikut i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut dhe proceseve të pavarësimit dhe çlirimit të Kosovës”.