LAJMI I FUNDIT:

Ky është Almiri 4 vjeçar që u shkel nga maqedonasi, rast për të cilin të gjithë heshtin (Foto)

Almir Aliu, 4 vjeçari nga Kumanova nuk jeton më. Shkaku është i ditur tashmë, dhe ai është ”mllefi etnik” ndaj shqiptarëve nga maqedonasi B.I i cili natën e të shtunës së kaluar, provoi të shtyp me veturë familjen e Aliu nga Kumanova pas një zënke banale me të atin e Almirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Babai i Almirit, Sedat Aliu (36 vjeç) ka rrëfyer ngjarjen duke thënë ”Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim.

Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me bejsbolla. Këtu e pësuan rëndë e vëllai im A. A dhe nipi im S.D, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, rrëfën ngjarjen Sedat Aliu.


Almiri ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën Universitare të Shkupit pasi qëndroi disa ditë në koma.

Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar.

Pas vdekjes, nëpër rrjete sociale kërkohej drejtësi nga autoritetet dhe dënim maksimal për B.I i cili mizërisht e shkeli Almirin 4 vjeçar. Deri tani nuk ka reaguar asnjë nga partitë shqiptare, e as maqedonase. Bie në sy raportimi i pakët i mediave në gjuhë maqedonas për këtë rast.

Për sot është paralajmëruar varrimi i Almirit./Telegrafi/

Almir 1

Almir 2

Almir 3

Almir 4

Almir 5

Gjithashtu lexo: Vdes fëmija 4 vjeçar nga Kumanova i shkelur qëllimisht nga maqedonasi

Gjithashtu lexo: Mbrëmë është sulmuar një familje shqiptare në Kumanovë

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori