LAJMI I FUNDIT:

Për 3500 euro spitali s’ia lëshonte kufomën e burrit

Për 3500 euro spitali s’ia lëshonte kufomën e burrit

Gazeta “Zëri” sjell një nga dëshmitë rrëqethëse për rastin “Stenta”, për të cilat Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj 60 personave, mes të cilëve edhe ndaj ish-ministrit Ferid Agani dhe sekretarit Gani Shabani

S.A. kishte paguar 6000 euro për t’ia vendosur bashkëshortit të saj tri stenta në spitalin privat turk “IMH”, në Prishtinë, ndonëse ua kishte bërë me dije mjekëve se nuk kishin mundësi financiare pasi jetonin me ndihma sociale.


Pas pagesës së këtyre mjeteve, mjeku Driton Miftari kishte garantuar se burri i saj do të shërohet në spitalin turk, ndërkaq të njëjtën gjë nuk mund t’ia garantonte për në QKUK.

Pas pesë ditëve, pasi i ishin vendosur stentat dhe pasi ishte liruar nga spitali, e kishte dërguar bashkëshortin përsëri në spital, pasi që gjendja shëndetësore e tij nuk ishte përmirësuar. Tash i kishin kërkuar edhe 3500 euro shtesë, me arsyetimin se të njëjtët damarë i janë bllokuar sërish. Pasi kishte hyrë mjeku në sallë, burri kishte qenë pa vetëdije dhe pas disa minutash kishte ndërruar jetë. Ndërkaq, spitali pa pagesë s’e lëshonte kufomën. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori