Një prej reperëve të parë shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili njihet si lider i kompanisë Black Fish Entertainment, po gëzon sukses me grupin Etnon bashkë me Milotin dhe rikthimin e tyre të fuqishëm kohë më parë në skenë.
Ata lansuan së fundmi projektin “Turn me On” që u prit mjaft mirë nga publiku, teksa kur pyetet për krahasimin me “Shake it” ai ka një përgjigje interesante.
“Kënga “ Turn me on “ është njëra ndër këngët më të pëlqyera të momentit dhe kjo na bën seriozisht të ndjehemi mirë. Vec kësaj është këngë që nuk është në bashkëpunim ( sepse Dj Dagz është Dj i grupit dhe audienca është e njejtë ) dhe ka arritur sukses mbi parashikimet tona. Në krahasim me “ Shake it “ kjo ka tjetër target, pra ka tjetër audiencë, gjë që ishte edhe qëllimi që nga fillimi i realizimit. Tani vazhdojnë paralelisht pa i penguar njëra tjetrës me ritëm shumë të mirë”, u shpreh ai ekskluzivisht për Telegrafin.
Kur pyetet nëse “Shake It” është hit i madh veror në mesin e shumë këngëve tjera të publikuara, Genci nuk ka dyshime për këtë.
“Jane lansuar shume projekte verore nga shume artiste, a do te shohim diqka te tipit “Shake it”, ndonje hit te madh veror? “ Shake it “ e kemi bërë për hit të verës. Nuk kanë kaluar as katër muaj nga publikimi i saj dhe tanimë jemi në verë. Degjohet në cdo vend ku jetojnë shqiptarët. Kështu që objektivin për vitin 2016 e kemi arritur edhe pse synojmë cdo herë e më shumë. Përndryshe në muajin korrik vjen edhe një projekt i ri”, deklaroi ai.
Reperi ishte një prej më të zëshmëve bashkë me 2Po2 që kundërshtuan pjesëmarrjen dhe hapur kritikuan ceremoninë e ndarjes së çmimeve Top Awards.
Genci thotë se mos pjesëmarrja ishte për shkak të organizimit të keq, influencave. Ai thotë se me të dhe Etnon ishte gjë personale, teksa ka porositur “djalin bjond” (duke iu referuar Ledion Liços si një prej organizatorëve kryesorë) dhe bandës së tij që të bëhen burra dhe t’u kërkojnë falje artistëve dhe publikut.
“Gjërat e kqija duhet duhet kundërshtuar. Ju e patë edhe vetë. U bojkotua nga mbi 95% e artistëve, 4% u penduan rëndë pse shkelën aty dhe më pak se një përqind ishin ata që u ndanë mirë me ta. Këta të fundit gjithsesi jo me përshtypje të madhe. Eventi në fjalë ishte i destinuar të dështonte sepse kishtë njerëz qesharakë e naïve në krye. Pa kurrëfarë “ background” –i, pa asnjë lloj njohurie të industrisë së muzikës. Këta kanë ulur televizionin e tyre shumë keq edhe në sytë e njerëzve. Jo vetëm më këtë gjë, por edhe me gjërat tjera që kanë bërë me plot ndyrësi edhe më herët”.
“Nëse ka aksionarë të mencur aty këtë grup duhet ta margjinalizojë sa më shpejt. Sidoqoftë, është ndjenjë e bukur gjithsesi kur ata që duan të të godasin bëhën vetë me turp që nuk e lajnë asnjëherë. Përndryshe me neve e kishin përsonale sepse mosnominimi nuk kishte logjike tjetër. Megjithatë, pavarësisht faktit qe jetojnë për ti berë keq tjerëve unë atë djalin bjond (dhe bandën e tij) e ftoj të pjekët, të largojë urrejtjën nga vetja, të shikojë më gjërë, të bëhët burrë dhe ti kërkojë faljë publikut për irritim. Përndryshe ne e vazhdojmë rrugën”, deklaroi Genc Prelvukaj ekskluzivisht për Telegrafin.
I pyetur nga Telegrafi më konkretisht se pse ka ndodhur kundërshtimi i tij dhe nëse kjo ka pasur të bëjë me faktin se “Shake It” nuk fitoi çmimin kryesor, Genci thotë se projekti që ai ka lansuar bashkë me Gentën dhe Milotin ka merituar të nominohet, sepse sipas tij çmime kanë fituar materiale të të njëjtit zhanër, por me sukses më të vogël.
“Të kuptohemi drejtë ; ne kurrë nuk kemi kërkuar cmim. Cmime kemi shumë gjatë njëzet viteve. Nuk ka qenë as dëshira jonë të marrim edhe një stoli e ta lëmë në vitrinë. Kjo nuk përbën as arsyen pse jemi irrituar. Reagimin që ne e kemi bërë ka qenë për shkak se kënga as që nuk ka qenë e nominuar përgjatë shumë javëve. Kjo është absurd që vetëm urrejtja mund ta dizajnojë. Kënga është konsumuar shumë në të gjitha mënyrat; qoftë në internet apo edhe përmes kopjeve të shtypura, ka shumëfishuar numrin e koncerteve, cdo ditë na vijnë të dhëna e informacione për konsum përtej kufinjëe etnikë, etj. Tani më thuaj si është e logjikshme që as mos të nominohet përderisa kanë pasur përbrenda këngë, të natyrës së njejtë, por me sukses jashtzakonisht të ulët në krahasim me materialin tonë”, potencoi lideri i BlackFishEntertainment.
Genc Prelvukaj është prej reperëve më të vjetër të skenës muzikore shqiptare. Si pioner i hip hopit, ai e ka parë skenën e hip hopit të evoluojë dhe të dalin reperë të ndryshëm, dikush më cilësor, e dikush më pak cilësor. Pavarësisht peripetive, reperi i Etnon thotë se ka raporte të mira me të gjithë.
“Kanë qenë kryesisht të mira dhe vazhdojnë të mbesin. Kemi qenë gjithmonë neutralë ndaj artistëve dhe i kemi trajtuar me rrespekt”, precizoi ai.
Genci është ‘single’ dhe nuk ka ende të dashur, së paku jo publikisht. Por, në kompaninë e tij së fundmi është future një femër seksi. Tringa, një bjonde seksi e cila aspiron shumë në skenën muzikore dihet se është e afërt me producentin e Black Fish, por ai vet Genci thotë se me të ka raport professional.
“Raporti me Tringën është saktesisht professional. Black Fish Entertainment ka rregull të punës, diciplinë të madhe dhe kujdes për njëri tjetrin. Në BlackFish punët po shkojnë shumë mirë. Punojmë cdo ditë dhe sukseset së fundi nuk mungojnë. Shumë plane për të ardhmën”, përfundoi Genci deklaratën e tij ekskluzive për Telegrafin.
Grupi Etnon po shijon suksesin e këngës “Shake It” që ka arritur 21 milionë klikime, e ecuria dhe pëlqyeshmëria në publik nuk po ndalet, teksa i njëjti sukses po vijon edhe për “Turn me On”, projektin e ri që ka arritur 2 milionë e 300 mijë klikime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBefason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?
Mesazhi i koduar nga motra e Dianës, reagojnë ashpër nga familja e Arionit: Situatë e dhimbshme dhe e papranueshme
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje
Albin Kurti publikon video duke kënduar "Mora fjalë" me Shkurte Fejzën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian