LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Partitë politike e duan presidentin për të bërë pazar

Blushi: Partitë politike e duan presidentin për të bërë pazar
Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Duke sqaruar nga foltorja e Kuvendit qëllimin e amendamentit të firmosur prej 10 deputetëve për zgjedhjen e presidentit nga populli, deputeti socialist Ben Blushi, ka akuzuar kundërshtarët e nismës, duke deklaruar prerë se tre partitë e vjetra PS, PD dhe LSI nuk janë dakord, pasi e duan zgjedhjen e presidentit për të bërë pazar.

Blushi falënderoi firmëtarët, që sipas tij ndonëse me ide, pikëpamje dhe eksperienca të ndryshme i bëri bashkë një bindje e rëndësishme, zgjedhjen e presidentit nga vetë populli.


“Kjo ide është një amendament kushtetues dhe u firmos nga 10 deputetë që i falënderoj përzemërsisht që pranuan ta sponsorizojnë këtë ide, Dade, Shehi, Selami, Duka, Dule, Arapi, Ndoka, Muhedini dhe Hafizi. Jemi 10 deputetë që kemi firmosur amendamentin për zgjedhjen e presidentit nga populli, jemi të partive të ndryshme, pikëpamjeve, eksperiencave të ndryshme, por na bashkon qëllimi për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të zgjedhin me votë direkte, pasi mendojmë se presidenti duhet të zgjidhet nga populli i Shqipërisë”, tha Blushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori