Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot ka përcjellë nga afër përfundimin e punimeve në asfaltimin e rrugës “ Maliq Xhema” në lagjen “ Arbëria” të qytetit të Klinës, si dhe fillimin e asfaltimit të segmentit tjetër të kësaj rruge. Rruga me dy segmentet është e gjatë 415 metra dhe ka kushtuar 18, 836 euro.
Kryetari Bashota i ka uruar banorët për asfaltimin e rrugëve dhe ka premtuar edhe projekte tjera.
“Pothuajse në gjitha fshatrat dhe qytet janë duke u kryer projekte të shumta në infrastrukturë rrugore, shëndetësore e arsimore. Pushteti lokal mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët. Në kuadër të kësaj është edhe ky projekt rrugor që po realizohet sot me buxhet të Komunës, i cili do të krijojë kushte më komode dhe lëvizje shumë më të lehtë për qytetarët. Projektet tona në epiqendër të vëmendjes kanë qytetarin, familjen e tij, komunitetin, problematikën e tij; fshatrat, lagjet, mjediset urbane, shkollat, rrugët, kanalizimet, rrugicat, gjelbërimin, pastrimin etj. Kujdesi ndaj qytetarit dhe familjes si institucion themelor i shoqërisë, mbeten angazhime të mëtejme për mua dhe institucionin që udhëheq”, ka thënë Bashota.
Banorët e kësaj rruge, kanë falënderuar kryetarin Bashota për përkushtimin e treguar në realizimin e këtij projekti dhe shumë projekteve tjera që janë duke u zhvilluar në komunën tonë.
Komuna e Klinës sivjet ka planifikuar edhe asfaltimin e disa rrugëve në qytet dhe fshatra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak