LAJMI I FUNDIT:

Testin e Maturës e kaluan mbi 70 për qind të maturantëve

Testin e Maturës e kaluan mbi 70 për qind të maturantëve

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike rezultatet e afatit të qershorit të Provimit të Maturës, të cilit këtë vit i janë nënshtruar 31.482 maturantë, prej të cilëve kaluan 23.323, ndërsa për afatin e gushtit mbeten 8.159 maturantë.

Shprehur në përqindje, kalueshmëria në nivel vendi në Provimin e Maturës për këtë afat është 74.1 për qind. Prej këtij rezultati, 73.9 për qind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 87 përqind në mësimit në gjuhën boshnjake dhe 76.1 për qind për mësimin në gjuhën turke.

Kryetari i KShM-së, Azem Guri theksoi se krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kalueshmëria është më e lartë për faktin se me Ligjin e ri për Provimin e Maturës Shtetërore, pragu i kalueshmërisë është 40 për qind.


“Por, nëse e marrim për bazë pragun e kalueshmërisë së vitit të kaluar prej 50 për qind, kalueshmëria do të ishte 54.5 për qind, që do të thotë se edhe me këtë rezultat, kemi rritje prej 0.6 për qind”, tha ai, ndërsa bëri të ditur edhe kalueshmërinë në gjimnaze (91.1 për qind) dhe në shkolla profesionale (59.5 për qind).

Guri tha se KShM e vlerëson të suksesshëm organizimin e administrimit të Provimit të Maturës dhe theksoi se këtë vit është vërejtur një vetëdijesim më i lartë i të gjithë akterevë të përfshirë në këtë proces.

Kryetari i KShM-së bëri të ditur edhe vendimin e këtij Komisioni për përsëritjen e testit në gjashtë qendra të testimit (nga një klasë).

Ndërsa, Guri theksoi se të gjithë maturantët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh dhe këtë të drejtë mund ta ushtrojnë në Divizionin për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim të MAShT.

Në emër të KShM-së, kryetari Guri iu uroi suksese të mëtutjeshme për regjistrim në arsimin e lartë të gjithë maturantëve që e kanë kaluar Provimin e Maturës, ndërsa për ata që nuk kanë kaluar uroi që të kenë sukses në afatin e gushtit.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori